Pas përfundimit të "Ferma VIP", Indri Shiroka dedikim special Arbana Osmanit: Dëshmoj pse është...

Përfundimi i rrugëtimit të 3 të “Ferma VIP” ka lënë pas shumë emocione, por edhe vlerësime të mëdha mes protagonistëve. Një nga ish-konkurentët, aktori Indri Shiroka, ka ndarë së fundmi një mesazh mjaft të ndjerë dhe plot vlerësim për moderatoren e njohur, Arbana Osmani.
Përmes një postimi në Instastory, ku shihet në një moment mjaft miqësor dhe duke shtrënguar duart me Arbanën, Indri nuk i ka kursyer fjalët e mëdha për profesionalizmin dhe ndikimin e saj në suksesin e këtij formati.
“@arbanao Dëshmoj edhe një herë pse është më e mira në profesionin e saj. Në një pikë të karrierës ku s’kishe dhe aq nevojë,” ka shkruar ai, duke vënë në dukje se Arbana pranoi një sfidë të re kur tashmë e ka vërtetuar veten prej kohësh.
Më tej, ai ka theksuar se suksesi i spektaklit mban vulën e saj:
“@fermavip.al nuk do kishte mbërritur kurrë aty ku është sot pa drejtimin e saj. That’s a FACT (Ky është fakt).”
Indri e ka mbyllur dedikimin e tij me një falënderim të thjeshtë por me shumë peshë: “So thank you Bana from një fermer i thjeshtë ????”.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Nuk do ta besoni se cili futbollist është kushëriri i Benitës

“Dua Lipa, a po më dëgjon?”/ Shakira shpreh dëshirën për një duet me këngëtaren shqiptare

Dasma e vitit në prag? Taylor Swift dhe Travis Kelce vendosin një rregull të pazakontë për të ftuarit!

Humbje e madhe për Butrint Imerin, këngëtari i jep lamtumirën e fundit gjyshes

Raimonda Bulku: Nuk më shkonte mendja që një produksion si ‘Ferma VIP’ të merrte poezitë e Mozës nga interneti!

Cllevio rrëfen përplasjen me Noizy-n: Shkova për pajtim, përfundova i dhunuar

Influencerja tallet me Ramën për Zonat e Mbrojtura!

Motra e Dafina Zeqirit martohet në privatësi, mungesa e këngëtares ngjall diskutime





