Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

“Paskam pritur 33 vite për të”, Ana Kallaku flet për partneren e re të Besit

P
Piranjat12 May 2026, 14:36 · 2 min lexim

Ana Kallaku ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale me një postim të fundit, ku ka folur hapur për marrëdhënien me të dashurën e re të vëllait të saj, aktorit Bes Kallaku.

Në një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në Instagram, Ana ka ndarë detaje për raportin e saj me Ejonën, partneren e re të Besit, duke treguar një afrimitet të veçantë dhe mbështetje të plotë për lidhjen e tyre. Ajo madje ka publikuar edhe një foto ku shfaqet e përqafuar me të, ndonëse duke ia fshehur portretin.

Ndjekësit e kanë pyetur moderatoren për marrëdhënien me kunatën e re, ndërsa përgjigjja e saj ka qenë mjaft emocionale dhe e drejtpërdrejtë.

“Sa shumë pyetje kam në inbox për Ejonën Ajo është një burim i kulluar gëzimi në shtëpinë tonë! Paskam pritur 33 vite për të,” – ka shkruar Ana, duke theksuar se e mirëpret plotësisht në familje partneren e re të vëllait të saj.

E njëjta temë ka ngjallur kuriozitet edhe te ndjekësit, të cilët kanë pyetur nëse çifti do të shfaqet së shpejti publikisht. Sipas Anës, mungesa e daljeve publike dhe fotove të plota nuk lidhet me fshehtësi, por është një zgjedhje personale e Ejonës për të ruajtur privatësinë e saj.

“Pavarësisht dëshirës sonë të madhe, është totalisht zgjedhja e Ejonës sonë, për të mos u ekspozuar” – ka sqaruar ajo.

“Paskam pritur 33 vite për të”, Ana Kallaku flet për

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.