Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Plas keq mes Mateos, Gimbos dhe Selinës, veprimi i tyre tregon shumë

P
Piranjat 9 May 2026, 14:07 · 2 min lexim
Plas keq mes Mateos, Gimbos dhe Selinës, veprimi i tyre tregon shumë

Tre nga personazhet më të komentuar të edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin, Mateo dhe Gimbo, duket se i kanë dhënë fund miqësisë së tyre. Ndonëse brenda shtëpisë së famshme ata nisën dhe krijuan një shoqëri shumë të mirë me njëri-tjetrin, gjithçka ka marrë një kthesë të papritur javë pas përfundimit të rrugëtimit të tyre televiziv.


Prishjen e këtij raporti e dëshmojnë më së miri veprimet e tyre të djeshme në rrjetet sociale, të cilat kanë habitur jo pak fansat. Parathuhet se fillimisht fituesja e këtij edicioni, Selin, ajo që ndërmori hapin e parë duke hequr Mateon nga lista e ndjekësve (unfollow) në Instagram. Pak më vonë, të njëjtin veprim ka bërë edhe partneri i saj, Gimbo.

Pas këtyre lëvizjeve, përgjigjja e Mateos ka qenë e menjëhershme, duke i bërë “unfollow” të dyve.

Plas keq mes Mateos, Gimbos dhe Selinës, veprimi i tyre tregon shumë

Plas keq mes Mateos, Gimbos dhe Selinës, veprimi i tyre tregon shumë

Ndonëse nuk dihet me saktësi se çfarë ka ndodhur prapa kuintave për të çuar në këtë vendim drastik, zanafilla e hatërmbetjes nisi gjatë puntatave të “Post BBVA”. Gjatë emisionit, Mateo deklaroi hapur se, sipas tij, Selin nuk e meritonte fitoren pasi nuk kishte bërë lojë fitoreje. Kjo deklaratë shkaktoi zhgënjim të madh te Selin, e cila u shpreh e prekur se nuk do ta priste kurrë një koment të tillë nga ai.

Përplasja bëhet edhe më e zhurmshme duke marrë parasysh deklaratat e mëparshme të Mateos, i cili vetëm pak kohë më parë ishte shprehur se në atë shtëpi kishte gjetur një mik të mirë si Gimbo. Me sa duket, pakënaqësitë dhe komentet ndaj Selin kanë mjaftuar që edhe Gimbo të mbajë anën e partneres së tij, duke i dhënë fund miqësisë me Mateon.

Por se çfarë ndodhi realisht mes tyre, tre ish-banorët nuk kanë folur ende, por mbetet ta kuptojmë në vijim.

Plas keq mes Mateos, Gimbos dhe Selinës, veprimi i tyre tregon shumë

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.