Poi në pushime me Ledrin, Sara tregon kërkesën e ëmbël të voglushës

Sara Hoxha ka ndarë me ndjekësit një moment mjaft të ëmbël me vajzën e saj, Poi, përmes një postimi në Instastory. Në postimin e saj, Sara shihet duke zhvilluar një video-thirrje me Po-in, ndërsa tregon se vajza kishte planifikuar të kthehej një ditë më parë tek ajo.
Megjithatë, Poi duket se ka arritur ta bindë të ëmën që ta lërë edhe një ditë më shumë me familjen e babait.
“Kishte për të ardhur dje tek unë. Më mori në telefon me duart kështu, duke m’u lutur të rrija edhe një ditë më shumë: ‘Sepse mami, po kaloj shumë mirë’”, ka shkruar Sara, duke shtuar më pas: “Me zemër të rënduar, thashë po”.
Ndërkohë, Poi po i shijon pushimet së bashku me babain e saj, Ledri Vulën, dhe familjen e tij.
Edhe Ledri ka ndarë momente nga këto ditë, ku Poi shihet duke u argëtuar në pishinë së bashku me të atin dhe familjarët e tij.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Ledri dhe Poi kanë qenë së bashku në Ulqin, ndërsa tashmë duket se janë kthyer në shtëpinë e tij, ku po vazhdojnë të shijojnë ditët e pushimit.

Lexo edhe
SHOWBIZ
U njohën brenda shtëpisë së Big Brother, dy ish-banorët gati t’i thonë “PO” dashurisë së tyre

Harry dhe Meghan bëjnë gati rikthimin në Britani, ja çfarë pritet të ndodhë me fëmijët

Bebe Rexha merr nominimin e parë në MTV VMA si artiste e pavarur

G-Bani ngre dyshime për fejesë/ Fotografia misterioze ndez rrjetin

FOTO/ Luana Vjollca tërheq vëmendjen me pamjet e reja nga prapaskenat e këngës së saj





