Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
SHOWBIZ

Princi William dhe bashkëshortja e tij ndajnë pamjet e rralla me publikun në 15- vjetorin e tyre të martesës

P
Piranjat30 April 2026, 14:21 · 1 min lexim

Çifti i familjes mbretëror, Princi William dhe bashkëshortja e tij Katte Middleton, kanë publikuar një foto familjare me ratin e 15- vjetorit të martesës së tyre.

Në fotografinë e publikuar në rrjetet sociale, shfaqet dyshja mbretërore e shtrirë në bar, duke buzëqeshur së bashku me tre fëmijët e tyre, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, si dhe qeni i familjes. Imazhi është realizuar nga fotografi Matt Porteous në Cornwall gjatë pushimeve të tyre të Pashkëve.

Në postim nuk munguan dhe emoji zemre që shoqëruan mbishkrimin: “Duke festuar 15 vite martesë”.

Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në vitin 2011, në një ceremoni madhështore që u transmetua globalisht dhe u përcoll nga miliarda njerëz.

Ata u njohën gjatë studimeve në universitet, vitet e para të martesës i kaluan në Anglesey dhe që atëherë knë qenë në vëmendjen e publikut botëror.

Çifti ka tre fëmijë ,fëmija i tyre i parë, Princi George, lindi në vitin 2013 i ndjekur nga Princesha Charlotte në vitin 2015 dhe Princi Louis në vitin 2018.

Publikimi i fotos familjare shënon një moment të rëndësishëm për çiftin mbretëror, duke pasqyruar mbi 15 vite martesë dhe jetën e tyre familjare, nën sytë e publikut.

Princi William dhe bashkëshortja e tij ndajnë pamjet e rralla me

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.