"Ferma VIP"/ Produksioni del me njoftim zyrtar: Çfarë pritet të ndodhë nesër?

Pas një jave të mbushur me dinamika të forta, debate të ashpra dhe një eliminim të papritur, “Ferma VIP” po bëhet gati për një tjetër natë të nxehtë televizive.
Së fundmi, faqja zyrtare e formatit ka publikuar në rrjetet sociale promon përmbledhëse të spektaklit të radhës, duke paralajmëruar zhvillime kyçe për rrugëtimin e banorëve.
Në njoftimin e shpërndarë, theksohet se dalja e Adion Pukës dhe incidentet e bujshme të spektaklit të fundit kanë sjellë një tronditje të vërtetë brenda fermës.
Në qendër të vëmendjes mbetet padyshim Fabjola Elezaj, e cila pas fjalorit ofendues të përdorur pak ditë më parë, do të përballet me pasojat e veprimeve të saj.
Sipas promos, ajo ka marrë një masë disiplinore nga Agai, masë e cila rrezikon seriozisht qëndrimin e saj të mëtejshëm në garë.
Fati i Olës i është besuar plotësisht audiencës. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i publikut nëpërmjet televotimit dhe se si ky verdikt do të ndryshojë balancat dhe dinamikat e bashkëjetesës në ditët në vazhdim.
Lexo edhe
SHOWBIZ
“U tremba mos nuk i pëlqente Anna Wintour”/ Heidi Klum flet për paraqitjen ekstreme në Met Gala

“Tani mund të flini të qetë, një hall më pak”, Selin takon të atin

Alarm për Prince Andrew, një person me maskë dyshohet se e kërcënoi pranë shtëpisë së tij

Zyrtarja e Shtëpisë së Bardhë sjell në jetë fëmijën e dytë

“Është e jashtëzakonshme”/ Monika Kryemadhi zbulon një detaj për Bebe Rexhën: Vdes për një burrë...





