Propozim si në ëndrra, gazetari Osman Stafa i ulet në gjunjë partneres së tij: A do të martohesh me mua?

Prej vitesh tashmë, publiku shqiptar e njeh si një nga gazetarët më të zëshëm në mbrojtje të qytetarëve. Bëhet fjalë për Osman Stafën, i cili përmes kronikave dhe reportazheve të tij ka denoncuar vazhdimisht problematikat që prekin shoqërinë shqiptare.
Përveç nismave të shumta humanitare, Stafa ka qenë një nga gazetarët që ka ngritur fort zërin për situatën në Onkologjik, duke denoncuar mungesën e ilaçeve dhe vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë mijëra pacientë.

Pamje nga propozimi
Por, deri pak ditë më parë, publiku nuk e kishte njohur anën e tij më personale dhe sentimentale. Gazetari zbuloi se zemra e tij i përket koleges, gazetares Kristina, me të cilën ka vendosur të ndërtojë jetën.

Vetëm ditën e djeshme në një moment romantik në perëndim të diellit, Osmani i propozoi Kristinës për martesë. I ulur në gjunjë dhe me unazën në dorë, ai i premtoi dashurinë e përjetshme, ndërsa përgjigjja e saj nuk mund të ishte tjetër veçse një "Po" e madhe.
Lexo edhe
SHOWBIZ
“I pagova pushimet"/ Motra e Mateo Borrit rrëfen eksperiencën e hidhur me ish-partnerin

“Fëmija nuk është i imi, i kërkova ADN, nuk pranoi”/ Arnoldi trondit me deklaratën e fortë, Katerina i përgjigjet

Kejsi Borri mohon kunjat ndaj Brikenës: Nuk përpiqem më t’i mbush mendjen askujt

Nga Dukagjini në Kanada/ Si ndryshoi jeta e blogeres Xhoi Fusha pasi u bë nënë

"Ajo më kuptoi më mirë se të gjithë", Miri thyen heshtjen për Selin





