Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra... Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Edhe në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë n... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike
SHOWBIZ

Protesta në Palermo për dasmën e Dua Lipës dhe Callum Turner, banorët: Qyteti nuk është me qira

P
Piranjat 6 June 2026, 16:56 · 3 min lexim
Protesta në Palermo për dasmën e Dua Lipës dhe Callum

Festimet madhështore të martesës së Dua Lipës dhe aktorit britanik Callum Turner në Palermo të Italisë kanë shkaktuar polemika mes një pjese të banorëve vendas, të cilët kanë reaguar ndaj kufizimeve të vendosura në qytet për shkak të organizimit të eventit. Pas celebrimit të tyre në Londër, çifti ka zgjedhur Siçilinë për të vijuar festimet me të ftuar të shumtë nga bota e artit dhe showbiz-it. Megjithatë, masat e sigurisë dhe mbyllja e disa hapësirave publike kanë sjellë pakënaqësi tek banorët e zonës.

Në qendër të Palermos janë shfaqur postera protestues me mesazhe si: “Palermo nuk është me qira”, “Hapësirat publike janë të qytetarëve” dhe “Qyteti ynë nuk është vetëm për të pasurit”. Sipas mediave italiane, disa prej këtyre posterave janë hequr më pas nga pjesëtarë të sigurisë së angazhuar për eventin.

Zona përreth Palazzo Valguarnera Gangi është blinduar me masa të shtuara sigurie, ndërsa disa sheshe dhe rrugë janë mbyllur për qarkullim. Raportohet gjithashtu se bizneset pranë vendit ku po zhvillohen aktivitetet janë detyruar të pezullojnë punën përkohësisht, ndërsa banorëve me pamje direkte nga ambientet e festës u është kërkuar të mbajnë të mbyllura perdet dhe grilat.

Sipas mediave lokale, organizatorët kanë paguar mijëra euro për përdorimin e hapësirave publike ku po mbahen aktivitetet, ndërsa janë vendosur edhe kufizime parkimi dhe zona të ndaluara për dronët. Masat e sigurisë janë të nivelit të lartë, me dhjetëra truproja të ardhur nga Italia dhe Mbretëria e Bashkuar për të garantuar privatësinë e çiftit dhe të ftuarve VIP.

Pavarësisht kritikave, autoritetet lokale e kanë mirëpritur organizimin e festimeve në Palermo. Kryebashkiaku Roberto Lagalla deklaroi se zgjedhja e qytetit nga një artiste me famë botërore si Dua Lipa përbën një promovim të rëndësishëm ndërkombëtar për Palermon.

Ai pranoi se kufizimet mund të kenë shkaktuar shqetësime të përkohshme për banorët, por theksoi se ato janë marrë kryesisht për arsye sigurie dhe se ndikimi pozitiv në imazhin e qytetit mbetet i konsiderueshëm.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.