SHOWBIZ

Protestat dhe dhuna në Iran/ Momente paniku për Asanin dhe Lushkjen, bllokohen lojtarët

Piranjat Përditësimi i fundit 18 January 2026, 15:54

Protestat dhe dhuna në Iran/ Momente paniku për Asanin dhe Lushkjen,

Momente paniku dhe ankthi për dy futbollistët shqiptarë, Jasir Asani dhe Regi Lushkja, të cilët aktivizohen në kampionatin iranian. Ndalimi i sinjalit të internetit dhe bllokimi kompanive celulare për shkak të protestave të dhunshme që po zhvillohen në Iran, ka penguar komunikimin me botën jashtë, duke bërë që të mos ketë informacione lidhur me gjendjen e tyre dhe situatën me të cilën po përballen.

Jasir Asani dhe Regi Lushkja padyshim po kalojnë ditë të mirëfillta ankthi në Iran, ku dy futbollistët janë pjesë e klubeve vendase. Protestat popullore dhe shtypja e tyre me dhunë në Iran ka paralizuar vendin duke sjellë pasoja edhe për dy futbollistët shqiptarë që janë përkatësisht pjesë e Esteghlal dhe Traktor FC.

Si Asani, ashtu edhe Lushkja, janë zhdukur prej një jave nga rrjetet sociale, ashtu si në fakt i gjithë futbolli e jo vetëm në këtë vend. Shkak është bërë ndalimi i sinjalit të internetit që nga fillimi i protestave me urdhër të shtetit iranian dhe gjithashtu edhe i sinjaleve të kompanive të telefonisë celulare, duke bërë të pamundur lidhjen me botën jashtë. Një situatë kaotike, pasi nuk jepen informacione mbi atë që po ndodh edhe me shtetasit e huaj në këtë vend. Situata është aq ekstreme, sa kush ka mundur, është strehuar në ambasadat apo konsullatat e shteteve përkatëse.

Vetë trajneri i Esteghlal, skuadrës së Asanit, portugezi Rikardo Sa Pinto, është mbyllur prej dy ditësh në ambasadën e Portugalisë në Teheran. Ai ka postuar disa video në rrjete sociale për t’u treguar të gjithëve se ishte shëndosh e mirë.

Ndërkohë, nuk ka për momentin informacione si për Asanin, ashtu edhe për Lushkjen, klubet përkatëse të të cilëve kanë ndërprerë publikimet në internet dhe rrjete sociale prej më shumë se një jave, ashtu si edhe vetë futbollistët në fjalë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?