Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
SHOWBIZ

Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni?!

P
Piranjat 3 June 2026, 16:38 · 2 min lexim
Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës

Debati për projektin e ri në zonën e Zvërnecit ka ndezur reagime të forta në rrjete sociale dhe në opinionin publik, ku një pjesë e madhe e qytetarëve dhe aktivistëve po kundërshtojnë ndërtimin e një resorti të madh turistik në atë zonë.

Projekti, i lidhur me kompaninë “Zvërnec South Adriatic Development” ku përfshihen emra ndërkombëtarë si Ivanka Trump dhe Jared Kushner, po shihet nga kundërshtarët si një ndërhyrje që mund të ndikojë në ekosistemin dhe habitatet natyrore të zonës.

Ndërkohë, presioni në rrjet është zhvendosur edhe te personazhet publikë shqiptarë, të cilët përdoruesit i kanë kërkuar të mbajnë qëndrim dhe të reagojnë publikisht për çështjen. Në qendër të kritikave kanë përfunduar edhe Romeo Veshaj, Donald Veshaj dhe Bora Zemani, të cilët janë komentuar gjerësisht në postimet e tyre në Instagram.

Komentet e përdoruesve kanë qenë të shumta dhe shpesh të ashpra, ku shumë prej tyre i akuzojnë për mungesë reagimi dhe indiferencë ndaj një çështjeje që lidhet drejtpërdrejt me një zonë të konsideruar simbolike për Vlorën dhe bregdetin shqiptar. Në profilet e tyre janë shfaqur komente të shumta që i kërkojnë të mbajnë qëndrim publik, ndërsa disa përdorues kanë shkuar edhe më tej me kritika të drejtpërdrejta dhe tone të ashpra.

Megjithatë, deri më tani, asnjë prej tyre nuk ka bërë një reagim publik në lidhje me debatin që po zhvillohet, duke zgjedhur të mos komentojnë situatën në rrjetet sociale.

Çështja vijon të mbetet e debatueshme online, ku përplasja mes qëndrimeve pro dhe kundër projektit po zgjerohet çdo ditë edhe më shumë.

Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.