Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ... Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush është Gaz Fiku “Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë ​Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi... Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla...
SHOWBIZ

Publikohen pamje të reja tronditëse nga orët e fundit të Liam Payne

P
Piranjat10 August 2026, 22:31 · 2 min lexim
Publikohen pamje të reja tronditëse nga orët e fundit të

Detaje të reja nga orët e fundit të jetës së ish-yllit të “One Direction”, Liam Payne, janë bërë publike pas sigurimit të rreth 3 mijë fotografive, dokumenteve dhe raporteve nga policia argjentinase.

Sipas Daily Mail, pamjet e kamerave të sigurisë nga hoteli CasaSur Palermo në Buenos Aires tregojnë Payne duke lëvizur në ambientet e hotelit, duke biseduar me stafin dhe duke shoqëruar dy gra, të identifikuara nga policia si punonjëse seksi.

Një tjetër pamje e tregon atë duke u lëkundur në një shtyllë jashtë hotelit një natë para vdekjes.

Payne, 31 vjeç, vdiq më 16 tetor 2024, pasi ra nga ballkoni i dhomës së tij në katin e tretë. Sipas analizave toksikologjike, në organizmin e tij u gjetën alkool, kokainë dhe një substancë qetësuese, ndërsa u konstatua edhe prania e “pink cocaine”, një përzierje që mund të përmbajë ketaminë, MDMA dhe metamfetaminë

Pas vdekjes së këngëtarit, autoritetet argjentinase ngritën akuza ndaj pesë personave. Disa prej tyre, përfshirë punonjës të hotelit dhe mikun e Payne, Rogelio “Roger” Nores, më vonë u liruan nga akuzat, derisa Braian Paiz dhe Ezequiel Pereyra vijojnë të përballen me akuza për furnizimin e këngëtarit me drogë.

Liam u bë i famshëm në vitin 2010 si pjesë e “One Direction”, një prej grupeve më të suksesshme të muzikës pop.

Ai u varros më 20 nëntor 2024 në Angli, në një ceremoni ku morën pjesë edhe ish-anëtarët e grupit, Harry Styles, Zayn Malik, Louis Tomlinson dhe Niall Horan. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.