Pushime, dashuri dhe sukses, Kleviol Ahmeti poston foto në krahë të partneres së tij

Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me emrin e artit Cllevio Serbiano, duket se po përjeton një periudhë më të qetë, si në karrierë ashtu edhe në jetën personale.
Së fundmi, ai i është përkushtuar muzikës, ndërsa projektet e tij kanë marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku ato janë bërë dhe virale.
Nga ana tjetër, reperi duket se po shijon edhe një kapitull të ri në jetën personale. Ditën e sotme ai ka ndarë në InstaStory disa foto dhe video me partneren e tij, teksa të dy po kalojnë pushimet së bashku.
Në pamjet e publikuara, çifti shfaqet i buzëqeshur dhe mjaft i lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke treguar momente të bukura nga pushimet.
Postimet e tij kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë përgëzuar për këtë kapitull të ri.

Lexo edhe
SHOWBIZ
"Ne nuk bëjmë ndarje për show..."/Gimbo 'thumbon' Mateon dhe deklarata e tij ndez rrjetin

Nga foto romantike te “unfollow” brenda pak minutash, çfarë po ndodh mes Brikenës dhe Mateos?

Mira Murati rikthehet fuqishëm, modeli i saj i parë sfidon OpenAI-n

Nga “vendi më i bukur në botë” te butoni “Delete”/ Çfarë e bëri Dua Lipën të fshijë fotot e Kep Merlit?
Familja zbulon si është gjendja e Sophia Loren pas thashethemeve online





