Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
OBSH: Deri në 45% e rasteve të demencës mund të parandalohen, ja zakonet që mbrojnë trurin Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga dhe një në kërkim Gjendet një person pa shenja jete në zonën e Shkozetit në rrugën kryesore “Sofra e gurit” për dialog, si çdo ditë Rama e vendos sërish para Kryeministrisë Çfarë fshihet pas breshërisë së kërcënimeve në aeroportet evropiane? Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’ Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete KLSH: Borxhi doganor u rrit me 26% në 2025, arriti në 61.8 miliardë lekë - Ekofin Humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportimet për dorëheqje të Hegseth dhe Marco R... Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme “Surprizat” e motit për ditën e sotme, 7 nëntor 2026 KE: Rritja e turizmit nuk po reflektohet në të ardhura, shumë apartamente me qira jashtë regjistrave
SHOWBIZ

Raimonda Bulku: Nuk më shkonte mendja që një produksion si ‘Ferma VIP’ të merrte poezitë e Mozës nga interneti!

P
Piranjat24 June 2026, 22:05 · 3 min lexim
Raimonda Bulku: Nuk më shkonte mendja që një produksion si

Në finalen e “Ferma VIP”, poetja Mimoza Ahmeti mori një surprizë nga kolegët e saj, ku mes tyre ishte edhe aktorja Raimonda Bulku. Në skenë u lexuan disa poezi të Mozës, por situata mori një kthesë të papritur kur vetë autorja ndërhyri, duke deklaruar se tekstet nuk ishin të sajat origjinale, por të marra nga interneti dhe të paraqitura me emrin e saj.

Pas kësaj ngjarjeje, Bulku është shprehur se ka mbetur e sikletosur nga ajo që ndodhi atë natë.

Në një intervistë të fundit në “N’qyter me Maksin”, ajo ka treguar më shumë rreth situatës dhe reagimit të saj dhe të kolegëve.

“Padyshim që unë u shqetësova shumë dhe kolegët e mi po ashtu, sepse për të gjithë ishte një gjë e shëmtuar që nuk na takonte neve. Nuk na takonte as të na ndodhte as ta mbanim fare, sepse shkuam me shumë respekt, shkuam për të bërë punën tonë në fund të fundit. Punën tonë që u premtua dhe aty ishte bërë një skenë, një punë e mirë. Ndodh kur je në një spektakël apo në një event që duhet të bësh poezi, herë pas here t’i sjellin, kjo është një rutinë e punës së zakonshme dhe nuk ka ndonjë gjë, herë pas here të lënë t’i zgjedhësh vetë, kjo varet.

Por gjithmonë është regjisori apo ai produksion që e bën këtë event që ka një rregull për poezitë, sa minuta e do ose çfarë lloj poezie do. Ose e zgjedh vetë dhe ke një bashkëpunim, e këtu nuk kishte kohë për të tillë bashkëpunim. Sepse ne do të na kishin bërë nder sikur të na kishin thënë gjeni poezi vetë, të jenë në kaq vargje dhe unë mund të kisha marrë librat e Mozës sepse unë i kam në shtëpi, mund të kisha zgjedhur një poezi brenda minutazhit që ata kanë, duke e zgjedhur nga libri i Mozës do të ishte gjithmonë nga poezitë e saj, do ishte shumë e thjeshtë për mua.


Por duke i sjellë ata dhe duke mos dyshuar kurrë, nuk do mund të dyshonte njeri që një produksion i atij spektakli, qoftë me Abranën apo njerëzit që janë në produksion, nuk mund të dyshonim kurrë që ato poezi mund të ishin gjetur në internet, sipas pretendimeve të Mozës”, u shpreh Bulku.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.