SHOWBIZ

Rajmonda Bulku përlotet teksa reciton ‘Pas Darke’ të Ismail Kadare, flet për marrëdhënien e veçantë me dy aktoret e njohura

Piranjat Përditësimi i fundit 2 January 2026, 11:23
Rajmonda Bulku përlotet teksa reciton ‘Pas Darke’ të

Aktorja e njohur shqiptare Rajmonda Bulku është emocionuar teksa ka recituar poezinë “Pas darke” të Ismail Kadaresë, duke e ndërlidhur atë me përditshmërinë e grave pas darkës së Vitit të Ri.

Në një rrëfim plot ndjesi në ‘E Diell’, ajo foli për karrierën e saj mbi pesë dekada në skenë dhe ekran, si edhe për marrëdhëniet e veçanta me aktoret Violeta Manushi dhe Yllka Mujo, që e kanë shoqëruar gjatë rrugëtimit artistik.

Pas recitimit të poezisë së Ismail Kadaresë “Pas darke”, Rajmonda Bulku ka komentuar e përlotur: “Është një poezi shumë e bukur e Kadaresë ‘Pas darke’, sepse pas darkës së Vitit të Ri ne gratë, që duhet të merremi me larjen e gotave, duam të kemi një pauzë.

Ulesh në një karrige, tavolina është e zbrazët me gotat bosh, por përjetimi tek ju është ndryshe. Kush është i vëmendshëm si Kadareja, thotë: ‘ndoshta ka një kontur buzësh diku të zbehtë’, pra nuk do ta harrojë këtë darkë.”

Pesë dekada breza pafund — çfarë do të thotë të jesh një aktore e madhe për kaq gjatë dhe gjithmonë në zemrat e njerëzve?

Rajmonda Bulku: “Do të vrapoja të thosha që është krenari, ka një ‘por’… por sonte, në këtë ditë të gëzuar dhe me këtë shpresë që kemi për të qenë të lumtur dhe për një vit të ri që të na gjejë shëndetshëm, preferoj të mos e them këtë ‘por’ dhe të them që është krenari.”

Çfarë ndjesie ju ka dhënë filmi ‘Zonja nga qyteti’?

“Ishte fati im, sepse jo vetëm pata mundësi të luaja me aktorë të mrekullueshëm si Violeta Manushi. Natën e parë, kur fjeta në një dhomë me Violetën, ajo më tha: ‘Ti je çupa ime’ dhe unë ashtu mbeta tërë jetën, edhe kur ishim kolege në teatër e deri në përcjelljen e fundit të Violetës.
Yllka ishte një mrekulli, rrija dhe e shihja dhe thosha: ‘O Zot, sa e bukur’.

Me Yllkën krijuam një miqësi shumë të afërt, sepse kemi shkuar shpesh edhe në familjet e njëra-tjetrës. Nuse jam bërë në shumë filma ku kam luajtur, dhe kur u martova në të vërtetë nuk doja të bëhesha nuse,” rrëfen ajo me shaka.

“Filmi im i parë ka qenë ‘Dimri i fundit’ dhe mënyra si më pikasën është shumë interesante. Në Rrugën e Kavajës, ku unë kam shtëpinë, më ndalon një mikrobus, por unë nuk u tremba — isha vetëm 16 vjeçe atëherë. Ata më morën, unë i besova dhe shkova, bëra një foto të thjeshtë në oborr, të nesërmen një kinoprovë dhe kaq ishte gjithë fillesa ime në kinema.

Por mendoj se disa gjëra janë të parashkruara. Kam një foto kur isha e vogël, diku rreth 1 vjeç e gjysmë, dhe mbaj në dorë një biletë kinemaje. Prindërit më tregojnë se më merrnin shpesh në kinema dhe unë rrija përgjatë gjithë filmit mbi karrige, pa lëvizur, duke parë.”

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?