Reagim i fortë i familjarëve të Mozës: Thirrje për ndërhyrje ndaj produksionit

Familjarët e poetes Mimoza Ahmeti kanë reaguar publikisht në rrjetet sociale, duke shprehur shqetësimin e tyre lidhur me mënyrën se si, sipas tyre, ajo po trajtohet brenda formatit televiziv Ferma VIP.
Në një deklaratë të gjatë, ata theksojnë se ndaj saj po përdoret gjuhë fyese dhe sjellje që cenojnë dinjitetin e një gruaje dhe nëne, duke e cilësuar situatën të papranueshme. Sipas familjarëve, komentet dhe ofendimet e disa prej konkurrentëve kanë kaluar kufijtë e etikës, ndërsa përdorimi i një gjuhe banale është bërë shqetësues edhe për faktin se po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale. Ata shprehen të zhgënjyer edhe me mënyrën se si, sipas tyre, produksioni ka zgjedhur të trajtojë situatën. Në reagim thuhet se këto sjellje janë anashkaluar në mënyrë të përsëritur, pa u ndërmarrë masa konkrete për të parandaluar përshkallëzimin e tyre.
Familjarët ngrenë gjithashtu shqetësimin se poetja nuk po trajtohet në mënyrë të barabartë gjatë spektakleve “Prime”, duke pretenduar se shpeshherë i ndërpritet fjala apo nuk i jepet hapësira e duhur për të shprehur mendimet e saj.

Lexo edhe
SHOWBIZ
Ngjarja e rëndë në Durrës, reagon Kiara Tito: Zemrat tona janë me ju

Pasi kreu dënimin për përdhunim, i konvetuar si predikues ungjillor, Daniel Alves u predikon 35.000 njerëzve në stadiumin e Atléticos

Malbora përjashtohet nga Ferma, shkeli rregullat e vendosura nga Agai

E bujshme: Selin dhe Dj Gimbo kanë qenë në marrëdhënie para hyrjes nê BBVA?

Përplasje e ashpër në “Ferma Vip”, Adioni-Mimoza Ahmetit: Ahmetoviq, bush*ër! Ta jap për fytyre…

“Ne i bie jemi dinozaura, nuk jemi artistë!” Quajti Van Gogh “old school”, Albano Bogdo ironizon Klodin e Ferma Vip: E dashura jote me pl...

Ed Sheeran zbulon se ka qenë duke luftuar një sëmundje të fshehtë

OSCAR/ Aktorët dhe skenarët e krijuar nga Inteligjenca Artificiale nuk mund të fitojnë çmime





