Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Rekord historik! 94 mijë persona në koncertin e “Metallica”-ve në Berlin

P
Piranjat 1 June 2026, 11:53 · 2 min lexim
Rekord historik! 94 mijë persona në koncertin e

Rreth 94 mijë tifozë morën pjesë në koncertin e grupit amerikan të rokut “Metallica” dje në Stadiumin Olimpik të Berlinit  duke vendosur një rekord të ri për këtë arenë ikonike.

Grupi njoftoi se bëhet fjalë për numrin më të madh të spektatorëve të regjistruar ndonjëherë në stadiumin e njohur të Berlinit, i cili gjatë ndeshjeve të futbollit ka një kapacitet të zakonshëm prej rreth 73 800 vendesh.

Organizatorët arritën të presin më shumë spektatorë falë vendosjes së skenës në qendër të stadiumit, çka lejoi përdorimin e të gjitha tribunave.

Skena ishte ndërtuar në formë unaze mes publikut, duke u mundësuar fansave me biletat më të mira të afroheshin pranë muzikantëve dhe madje t’u jepnin dorën.

Katër anëtarët e Metallica-s dolën në skenë pak pas orës 20:00 dhe performuan për rreth dy orë  hitet e tyre, përfshirë këngë nga albumi i tyre më i fundit, “72 Seasons,” si dhe klasiket e njohura “Nothing Else Matters” dhe “Enter Sandman”.

Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte interpretimi i këngës “Sonne”, si homazh për grupin gjerman të metalit “Rammstein”, me mijëra spektatorë që kënduan së bashku.

Koncerti në Berlin shënoi fundin e pjesës gjermane të turneut botëror” M72 World Tour”, i cili ka më shumë se tre vjet që vazhdon.

Më parë, “Metallica” kishte zhvilluar koncerte në Hamburg gjatë viteve 2023 dhe 2024, si dhe dy shfaqje në Frankfurt.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.