Rezidencë luksoze me çmim marramendës, Cristiano Ronaldo publikon foton familjare nga shtëpia e re

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez janë rikthyer në rezidencën e tyre në Quinta da Marinha, në Cascais të Portugalisë, pas përfundimit të sezonit me Al Nassr, ku portugezi fitoi titullin kampion në Saudi Pro League.
Ronaldo publikoi një foto familjare me mbishkrimin: “Të lumtur që jemi kthyer në shtëpi me familjen”, ndërsa Georgina ndau një imazh të vilës me fjalët: “Shtëpia në proces”. Postimet morën menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.
Në qendër të interesit ishte rezidenca luksoze e çiftit, e vlerësuar nga mediat mes 25 dhe 35 milionë eurove.
Vila e vendosur në një nga zonat më ekskluzive të Portugalisë, përfshin ambiente moderne, hapësira të mëdha relaksi dhe pamje panoramike, duke u konsideruar një nga pronat më prestigjioze në vend.

Lexo edhe
SHOWBIZ
Dasma milionëshe e Dua Lipës në Palermo ngjall protesta: Qyteti s’është pronë private

Protesta në Palermo për dasmën e Dua Lipës dhe Callum Turner, banorët: Qyteti nuk është me qira

“Gjithmonë kam pasur nevojë për mbështetjen e Florit”, Soni Malaj lë të hapur mundësinë e një rikthimi

Forbes: Taylor Swift bëhet artistja femër më e pasur në historinë e muzikës

Protesta te Kryeministria/ Ronela anulon të gjitha aktivitetet muzikore. Ja postimi i saj





