Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
SHOWBIZ

Rita Ora flet për sendin që s’e ndan kurrë nga vetja: Jam supersticioze, ne shqiptarët jemi rritur me besëtytni

P
Piranjat29 July 2026, 23:27 · 3 min lexim
Rita Ora flet për sendin që s’e ndan kurrë nga vetja: Jam

Rita Ora ka ndarë një anë më personale të jetës së saj, duke zbuluar se mban gjithmonë me vete një varëse të veçantë me kristale, të cilën e konsideron një burim qetësie dhe ekuilibri mes ritmit të ngarkuar të karrierës.

Në një intervistë për “The New York Times”, këngëtarja me origjinë shqiptare tregoi se varësja ishte një dhuratë që mori për 34-vjetorin nga një prej mikeshave të saj më të afërta. Sipas saj, bizhuteria është krijuar posaçërisht për të, me kristale të zgjedhura në bazë të energjisë dhe domethënies që mbart secili prej tyre.

“Është një lloj objekti që më ndihmon të çliroj stresin dhe të ruaj energjinë time. Në këtë industri është shumë e lehtë të humbasësh ekuilibrin, ndaj kjo më ndihmon të qëndroj e përqendruar”, u shpreh artistja.
Rita zbuloi se varësja përmban citrin, që simbolizon energjinë pozitive dhe gëzimin, kuarc të tymosur për ta mbajtur me këmbë në tokë, ametist të gjelbër për të ushqyer pafajësinë dhe kuarc të pastër për të forcuar synimet dhe vetëdijen.

Edhe pse pranon se nuk mund ta shpjegojë shkencërisht ndikimin e tyre, ajo beson se energjia që përcjellin kristalet është e vërtetë.

“Ndoshta është thjesht psikologjike, por ndihem e mbrojtur. Ndihem më e qëndrueshme. Nuk e di nëse është placebo, por besoj se këto gjëra mbajnë energji dhe energjia është reale”, tha Rita.

Këngëtarja shtoi se varësen e ka pothuajse gjithmonë me vete.

“E vendos sa herë që mundem. Ndërroj shpesh veshjet, kështu që nëse nuk përputhet me to, e mbaj në çantë. Është gjithmonë me mua”, tregoi ajo.

Gjatë intervistës, Rita Ora foli edhe për ndikimin që kanë pasur traditat shqiptare në jetën e saj, duke pranuar se është supersticioze dhe se është rritur me besime popullore që i kujton ende me shumë nostalgji.

“Po, jam supersticioze. Mendoj se ne, evropianët lindorë, sidomos unë që vij nga një familje shqiptare, jemi rritur me besëtytni. Gjyshja ime bënte gjithmonë rituale nën dritën e hënës së plotë dhe lexonte filxhanin e kafesë të kthyer përmbys, sikur të ishte një hartë e së ardhmes”, rrëfeu ajo.

Në planin profesional, Rita Ora vazhdon të jetë e angazhuar me disa projekte njëherësh.

Ajo po promovon filmin “Descendants: Wicked Wonderland”, ku interpreton Mbretëreshën e Zemrave, ndërsa ka përfunduar edhe xhirimet e filmave “Honeymoon With Harry dhe Voltron”. Paralelisht, artistja po punon për këngë të reja dhe vazhdon turneun e saj me koncerte në Evropë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.