Rizarta Hoxha dhe Arbër Çepani në një romancë? Fotoja që ndezi rrjetin

Rizarta Hoxha, ish-banore e “Big Brother VIP 4”, dhe Arbër Çepani, fituesi i edicionit të parë të “Big Brother” në Shqipëri, janë vënë në qendër të zërave për një lidhje të mundshme dashurie.
Shkak janë bërë disa fotografi të përhapura së fundmi në rrjetet sociale, në të cilat ata shihen së bashku në ambientet e një aeroporti.
Dyshimet janë shtuar më tej nga pretendimet se Hoxha dhe Çepani mund të kenë kaluar bashkë disa ditë pushimi në Spanjë, duke nxitur edhe më shumë aludimet për një marrëdhënie mes tyre.
Arbër Çepani fitoi edicionin e parë të “Big Brother” në Shqipëri dhe prej vitesh është aktiv në televizion e media, ku ka marrë pjesë në panele të ndryshme diskutimi.
Rizarta Hoxha u bë e njohur për publikun përmes pjesëmarrjes në edicionin e katërt të “Big Brother VIP”. Ajo është aktive edhe në rrjetet sociale, ndërsa ka qenë pjesë e panelit të “Rrethi Katror” në emisionin “E Diell”.
Megjithatë, deri në këtë moment, as Rizarta Hoxha dhe as Arbër Çepani nuk e kanë konfirmuar publikisht një lidhje mes tyre.

Lexo edhe
SHOWBIZ
“Mirë se erdhe, djali ynë Kerem”/ Aktori i njohur turk dhe partnerja e tij prindër për herë të dytë, ndajnë pamjet me fëmijën e sapolindu...

Letra e panjohur e Dolly Parton drejtuar Eminem: Ndjej një lidhje të pashpjegueshme me ty

Hollywood-i në zi/ Ndahet nga jeta aktori legjendar i filmave komedi, Tim Curry

Zbulohen detajet e para për Big Brother VIP, mes konkurrentëve një çift nga diaspora dhe një ish-banor!

“Ka riformësuar identitetin e Puerto Ricos në botë…” / Hapet ekspozita kushtuar Bad Bunny-t!





