Rogerti i kërkoi përballje në gjykatë për këngën “Ala ya Selina, ala ya Dubai”, fituesja e “BBVA5” e injoron: Ai nuk ka…

Fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe”, ku foli për herë të parë pas përfundimit të rrugëtimit të saj në reality show.
Gjatë intervistës, nuk mungoi as pyetja për Rogertin, i cili së fundmi ka bërë një deklaratë publike duke thënë “shihemi në gjykatë”, e cila ka rritur tensionet edhe jashtë shtëpisë.
Selini u shpreh qartë se një person si ai nuk do të kishte kurrë vend në jetën e saj, duke theksuar se nuk ka ndërmend të ndjekë çështje gjyqësore.
“Në fakt, jam e informuar. Rogerti, së bashku me një këngëtar, ka bërë një këngë për të cilën shumë më kanë sugjeruar që ta hedh në gjyq. Në fakt, nuk kam patur komunikim me Rogertin.
Unë e kam thënë edhe brenda shtëpisë që me një person si Rogerti nuk do të kishte kurrë vend në jetën time. Kështu që, për të njëjtën arsye, as nuk i kam shkuar mbrapa këtyre proceseve gjyqësore.
Më beso që jam aq e plotësuar me ato të mirat dhe të këqijat e mia, sa nuk kam vend për një Rogert. Uroj që vërtetë t’i ketë ecur mbarë, nëse ka pretenduar se do t’i ecë mbarë," shprehet Selin.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Shqipëria bën provën e parë në skenën e "Eurovision 2026"

“E frikshme", Rezart Veleshnja shpërthen ashpër pas situatës Arbana-Ola në “Ferma VIP”!

"Më tha nëse e gjeja...”/ Ish-konkurrenti i “Për’puthen” zbulon si u njoh me bashkëshorten: U thashë shokëve hajde të...

Kush nga finalistët është mërzitur më shumë për fitoren e saj? Ja si përgjigjet Selin

Shendrit Lumi ndez debat për “West Side Family”: Gen Z nuk i ndjek më artistët e vjetër





