Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit!
SHOWBIZ

Rogerti përplaset me Ledion Liçon: Kujdesu ti për lekët e tua

P
Piranjat22 April 2026, 17:51 · 2 min lexim
Rogerti përplaset me Ledion Liçon: Kujdesu ti për lekët e

Big Brotheri mesa duket nuk ka mbaruar akoma për Rogertin, teksa mbrëmjen e djeshme u zhvillua Post Big Brother tensionet në studio nuk ishin shuar me mbarimin e garës, por vetëm ishin shtuar.

Gjatë fjalës së tij rreth eksperiencës dhe rrugëtimit të tij në Big Brother, finalisti i katërt Rogert Sterkaj pati një përplasje me moderatorin Ledion Liço pas një komenti që ai pretendoi se i ishte drejtuar në finalen e madhe. Sipas tij, shprehja “kujdes me lekët” ishte e pavend dhe e kishte irrituar.

Në kulmin e debatit në studio, Rogerti reagoi ashpër duke thënë: “Më the ‘kujdes me lekët’. Po kujdesu ti për lekët e tua mor shok.”

Nga ana tjetër, Ledion Liço e sqaroi situatën me qetësi duke e lidhur komentin me deklaratat e mëparshme të Rogertit gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e BBVA, ku ai kishte folur për vështirësi financiare dhe për përfshirje me lojërat e fatit. Moderatori u shpreh:

“Unë nuk kam një histori me bixhozin.”

Debati u shoqërua me tension në studio dhe u komentua gjerësisht edhe në rrjetet sociale. Rogerti vijoji të shtojë komente që nxirrnin në pah opinionet personale të moderatorit që sipas tij nuk e dëshironte Rogertin në finale, por Brikenën, gjë për të cilën Liço zgjodhi të mos i jap zë.

Opinionet dhe zhurma në rrjete sociale e ndanë publikun në dy kampe, disa i quajtën komentet e Rogertit të pavenda pasi gara ka mbaruar tashmë e të tjerë ishin dakord me finalistin.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.