Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Dibër, elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte, humb jetën Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit? Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa: Korrupsioni në Shqipëri mbetet sfidë reale A e keni kërcënuar Erion Veliajn? Rama i shmanget pyetjes: Zhurma të parëndësishme Francezët rikthehen sërish në rrugë! Deri në 700,000 protestues në marshime, angazhohen 70 mijë forca polic... Ngjarje e rëndë në Burrel, vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën “Veliaj është armik i partisë tani?”/ Ina Zhupa përplaset me socialistët: Mbaroj për letrat nga burgu ku ha... Ndryshon sërish çmimi i karburanteve ZYRTARE/ Kane rinovon me Bayern-in deri në 2029-n Seanca në GJKKO/ Denoncimi i fortë i Metës: Regjistrohen bisedat e mia me avokatin në burg “Protestat masive shpërthyen kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes”/ Analiza e Ditmir Bushatit: Kërkesat e ... Gjeorgjia mund të humbasë regjimin e saj të udhëtimit pa viza me Bashkimin Evropian
SHOWBIZ

Romanca që mbaroi pa nisur? Çfarë ndodhi papritur mes Butrintit dhe aktores turke

P
Piranjat21 July 2026, 19:43 · 2 min lexim
Romanca që mbaroi pa nisur? Çfarë ndodhi papritur mes Butrintit

Afrimiteti mes Butrint Imerit dhe aktores turke me origjinë shqiptare, Su Burcu Yazgi Coskun, duket se nuk ka zgjatur shumë. Dyshja, e cila vetëm pak kohë më parë tërhoqi vëmendjen me daljen e përbashkët në eventin e prezantimit të albumit të këngëtarit, tashmë ka dhënë sinjale për një ftohje të mundshme.

Su Burcu ishte e pranishme në mbrëmjen e rëndësishme për Butrintin, ku nuk e fshehu mbështetjen ndaj tij. Paraqitja e saj dhe afrimiteti i dukshëm mes tyre ndezën menjëherë aludimet se marrëdhënia mund të ishte më shumë sesa thjesht miqësore.

Megjithatë, mungesa e aktores në festën e ditëlindjes së këngëtarit nuk kaloi pa u vënë re. Sipas “Prive By Liberta Spahiu”, raporti mes dy personazheve të njohur nuk është më i njëjtë me atë që u pa gjatë mbrëmjes së premierës.

Dyshimet janë shtuar edhe më shumë pas lëvizjeve të tyre në rrjetet sociale. Butrinti dhe Su Burcu nuk e ndjekin më njëri-tjetrin, duke lënë të kuptohet se komunikimi mes tyre mund të jetë ndërprerë.

Arsyeja që ka sjellë këtë distancim të papritur nuk dihet ende. As këngëtari dhe as aktorja nuk kanë reaguar publikisht, ndërsa mbetet për t’u parë nëse mes tyre ka ndodhur një keqkuptim i përkohshëm apo raporti është mbyllur përfundimisht.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.