Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

“Romiri nuk ka ambicie për showman”, partnerja e aktorit: Moza ka mungesë të theksuar konsekuence

P
Piranjat31 May 2026, 15:09 · 3 min lexim
“Romiri nuk ka ambicie për showman”, partnerja e aktorit: Moza

Aktori Romir Zalla përjetoi një nga momentet më emocionuese në spektaklin e fundit të “Ferma VIP”, kur u surprizua nga dy fëmijët e tij. Fillimisht ai takoi vajzën mes emocionesh të forta, ndërsa pas mesnate, në ditëlindjen e tij, mori një tjetër surprizë nga djali.

E ftuar në “Ferma Club”, partnerja e tij, Suela, foli për rrugëtimin e aktorit brenda fermës dhe mënyrën se si ai po e përjeton këtë eksperiencë.

“Unë nuk mund ta quaj lojë. Jo për hir të termit lojë, por është një qëndrim i Romirit në disa kushte të izoluara.

Po qëndron me të panjohur kaq gjatë. Besoj se Romiri e ka të plotësuar hapësirën e tij për të qenë aktor, qendra e vëmendjes.

Është ndër aktorët më aktiv. Nuk mund të ishte ambicia e tij për të bërë një showman dhe nuk e ka bërë asnjëherë”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse mendon se Romiri mund të ishte përfshirë më shumë në dinamika të caktuara të lojës, Suela tha: “Nuk është aspak jashtë parashikimeve të mia. Romiri është kështu. Unë prisja të shihja një Romir që do të përballej më shumë, por mendoj që është mënyra më fisnike që ka zgjedhur për t’u përballur me skenat e pakëndshme”.

Sipas saj, aktori po e shijon plotësisht eksperiencën dhe po gjen mënyra për të larguar stresin. “Romiri ka shkuar ta shijojë dhe e shoh që po e shijon. Po punon dhe më vjen mirë, sepse shkarkon stresin. Romiri nuk ka kërcyer kurrë në jetën e tij dhe atje ka kërcyer aq shumë”, tha ajo.

Në fund, Suela u shpreh optimiste për ecurinë e partnerit të saj në garë. “E shoh Romirin finalist. Potenciali qëndron te konsekuenca e Romirit. Shoh mungesë konsekuence të theksuar te Moza. E vlerësoj shumë si intelektuale, por në këto kushte izolimi nuk mund të luash 24 orë në 24. Mungesa e konsekuencës do të thotë që ata luajnë imazhin që kanë ngritur në kokë dhe duan t’ia prezantojnë publikut. Ndërsa disa të tjerë nuk kanë gjë për t’i fshehur publikut dhe janë realë”, përfundoi ajo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.