Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
SHOWBIZ

Ronela Hajati shpërthen ndaj gjuhës së urrejtes në rrjetet sociale: Të vjen turp t’i lexosh

P
Piranjat 5 August 2026, 21:58 · 2 min lexim
Ronela Hajati shpërthen ndaj gjuhës së urrejtes në rrjetet

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka reaguar ashpër ndaj fenomenit të komenteve negative dhe gjuhës së urrejtjes që, sipas saj, po dominojnë gjithnjë e më shumë rrjetet sociale.

Artistja ndau një mesazh në InstaStory, ku shprehu hapur zhgënjimin për nivelin e komunikimit virtual, duke theksuar se shpesh mbetet e tronditur nga fjalori dhe mënyra se si njerëzit zgjedhin të shprehen në internet.

"Përfundimisht grada e nivelit të komenteve në përgjithësi në rrjete sociale është ZH… Të vjen turp t’i lexosh, jo më t’i shkruash! Burra dhe gra në moshë, njerëz me familje, një fjalor dhe një mendje e prishur’" ka shkruar Ronela.

Më tej, këngëtarja u shpreh se i vjen neveri kur sheh sulmet dhe komentet fyese që u drejtohen personazheve publike, duke lënë të kuptohet se klima e urrejtjes në platformat sociale ka kaluar çdo kufi.

Në fund të reagimit të saj, Ronela pati edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për ata që shpenzojnë kohën duke sulmuar të tjerët në internet.

‘Të shfrytëzonit gjithë këtë kohë që merreni me këtë mllef, për të rregulluar punët tuaja, më mirë do ishte ky popull’, përfundoi ajo.

Reagimi i artistes ka ngjallur diskutime mes ndjekësve, duke rikthyer edhe një herë në vëmendje debatin mbi gjuhën e urrejtjes dhe kulturën e komunikimit në rrjetet sociale.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.