Rozana Radi arratiset në Capri, këngëtarja shijon verën mes detit dhe luksit italian

Rozana Radi po shijon ditët e verës në një prej destinacioneve më të njohura të Italisë.
Këngëtarja dhe artistja shqiptare ka ndarë në Instagram disa fotografi nga Capri, ku shfaqet duke shijuar detin dhe atmosferën e ishullit italian.
Në imazhet e publikuara, Radi pozon në një varkë, ndërsa në sfond shfaqen shkëmbinjtë karakteristikë të Capri-t dhe ujërat e kaltra të Mesdheut.
Ajo ka zgjedhur një paraqitje verore, të cilën e ka kombinuar me aksesorë dhe syze dielli.
“Nën diellin e Caprit”, ka shkruar ajo krahas fotografive, duke e shoqëruar postimin me flamurin italian dhe një zemër.
Postimi ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit, të cilët kanë reaguar ndaj momenteve të ndara nga artistja gjatë qëndrimit të saj në Itali.



Lexo edhe
SHOWBIZ
Ankth për Mbretin Norvegjez, përkeqësohet gjendja shëndetësore e Mbretit Harald V

Emily Atack martohet me Alistair Garner në një ceremoni private, përgatiten për festën e madhe në Spanjë

Më të lumtur se kurrë më parë, Mateo dhe Brikena postojnë foto teksa shijojnë pushimet së bashku

Merr fund romanca e Oriola Marashit

FOTO/ Hamilton dhe Kim Kardashian shijojnë pushimet tropikale





