Rrëfimi emocional i Fifit për Theo Mal: Kam qarë 40 minuta kur mora vesh se fëmija im do jetë djalë

Artistja Filloreta Raçi, si rallë herë ka folur për jetën e saj personale duke bërë një rrëfim prekës në lidhje me djalin e saj, Theo Mal.
Në një intervistë të dhënë për podcastin “Mam” të Orinda Hutës, Fifi me sinqeritetin më të madh tha se ka qenë mërzitur shumë në momentin kur mori vesh gjininë e bebit, duke theksuar se ajo ka ëndërruar gjithmonë të ketë vajzë.
“Kam qenë duke fluturuar prej Boston në Neë York dhe më erdhi njoftimi, ma dërgoi gjinekologia dhe unë i thashë ‘të lutem mos më trego që është çun’ dhe ajo më tha ‘Zemra është çun’. Kam qarë 40 minuta në aeroport, e doja gocë. E doja gocë sepse unë i dua shumë gocat, e doja gocë sepse Adisi e ka një djalë, e doja sepse doja që ai ta përjetonte për herë të parë me mua gocën”, tha Fifi.
Artistja Filloreta Raçi është njëherazi mamaja e Theo Mal, të cilin e ka ka nga lidhja e saj me biznesmenin Adis Patushi.
Ky i fundit është babai i dy djemve, Theo Malit dhe Troit të cilin e ka nga romanca e hershme që ai ka pasur me modelen shqiptare, Adrola Dushi.
Së fundmi më 25 prill, Fifi i festoi ditëlindjen e tretë djalit të saj në koncertin e titulluar “Me laps e letër” që ajo zhvilloi te “Pallati i Kongreseve”. Një moment i cili ka prekur zemrat e jo vetëm të pranishmëve por dhe përdoruesve të rrjetit.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Sot një nga aktorët turq më të dashur, por ja çfarë punonte dikur ylli i serialeve turke Barış Arduç

“Alla ja Selina”, fituesja e “BBVA” hedh në gjyq Rogertin pas videos virale?

Miri ka kërcënuar Ilir Vrenozin? Dy ish-banorët e BBV 5 tregojnë si qëndron e vërteta

Sa u pagua Ilir Shaqiri për ‘Ferma VIP’? Shifra po bën xhiron e rrjetit

Më e thjeshtë seç prisnit: Gigi Hadid tregon çfarë i dhuroi Bradley për ditëlindje

Miri u jep fund spekulimeve për ndarje, publikon pamje duke u puthur me bashkëshorten

Endi Demneri dhe Krenar Çoçaj në pritje të një fëmije, zbulohet gjinia

Pse nuk erdhi babai në finalen e BBV? Ja çfarë thotë Selin...





