Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI/ Kapet me pistoletë në Rrugën e Elbasanit, arrestohet 49-vjeçari U largua drejt Italisë për t’i shpëtuar burgut, Adriatik Llalla kërkon sot parashkrimin e dënimit me 2 vite... Kujt do t’i besohet mandati? Presidenti izraelit Herzog nis konsultimet për formimin e qeverisë “O Muçi, tu bëftë Bardha kurban!”/ Inspektori viral i Sarandës "bëhet" asistent virtual i Tatimeve, por a i... “Jemi policia!”/ Mashtruan dy të moshuara dhe u grabitën 60 mijë euro dhe bizhuteritë, si funksiononte grup... Alarm nga Brukseli për sigurinë ushqimore në Shqipëri/ Probleme me AKU-në dhe rrezik korrupsioni Protesta vijon, Rama përsërit ftesën për dialog ndaj studentëve dhe pedagogëve 36 vite pas diktaturës komuniste, Hungaria hap “dosjet e agjentëve”, DW: Lustracion i vonuar Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, gjendet nën rrënoja viktima e dytë Shpërthimi në Elbasan, vijon operacioni i kërkimit të 69-vjeçarit në rrënojat e pallatit Kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot në vend KLSH “ngel në klasë” Bashkinë Vlorë, realizoi vetëm 29% të planit të investimeve në vitin 2025
SHOWBIZ

Sara Gjordeni ka një këshillë për vajzat: Martohuni me financier, jo këngëtar

P
Piranjat25 July 2026, 10:34 · 1 min lexim
Sara Gjordeni ka një këshillë për vajzat: Martohuni me

Sara Gjordeni ka ndarë me ndjekësit e saj një situatë nga jeta e përditshme, duke bërë një “këshillë” për vajzat që duan të shijojnë pushimet verore. Me anë të një postimi në Instagram, Sara ka treguar me humor se të kesh bashkëshort këngëtar nuk qenka edhe aq e favorshme gjatë verës, pasi koncertet dhe angazhimet e shumta bëjnë që pushimet familjare të shtyhen.

“Ore s’është fare qejf ta kesh burrin këngëtar, sidomos në verë. Kur të gjithë ikin në plazh familjarisht, ti rri pret me durim dhie mali të mbarojë koncertet deri në shtator. Katastrofë”, shkruan ajo.

Më pas Sara e ka çuar batutën edhe më tej, duke iu drejtuar vajzave: “Martohuni me financier ose dikë që punon në bankë nëse ju pëlqen deti.”

Sigurisht, gjithçka duket se është thënë në formë shakaje.

Me këtë postim, Sara ka ironizuar axhendën e ngjeshur që kanë artistët gjatë sezonit të verës, kur koncertet dhe aktivitetet janë të shumta dhe koha për pushime familjare bëhet më e kufizuar.

Një “hall vere” i treguar me humor, që Sara zgjodhi ta ndajë edhe me ndjekësit e saj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.