Sara Hoxha ngre alarmin për opsionin e ri në Instagram

Një situatë e pazakontë ka vënë në siklet Sara Hoxha, e cila ka vendosur ta ndajë hapur me ndjekësit e saj në Instagram. E shfaqur në makinë përmes një Instastory, ajo është shprehur e habitur dhe e irrituar për një problem që lidhet me llogarinë e saj, ku sipas saj foto personale po bëhen të dukshme për të tjerët pa dijeninë e saj.
“Instagram wtf!!! Çfarë është një ‘instant’?! Pse të gjithë po shohin foto të miat që as unë vetë nuk i gjej dot?!” – ka shkruar ajo në anglisht, duke lënë të kuptohet se nuk e ka të qartë funksionimin e këtij opsioni.
Por kjo nuk është e gjitha. Situata është bërë edhe më e sikletshme kur Sara ka kuptuar se mund të ketë dërguar fotografi gabimisht tek persona të ndryshëm në “Direct Message”.
Përmes një mesazhi në shqip, ajo ka kërkuar falje publike: “Kujdo i kam çu foto, ja kam çu pa dashje, kërkoj ndjesë.”
Megjithëse nuk ka një konfirmim zyrtar, dyshohet se gjithçka mund të lidhet me një funksion të ri të Instagramit që është aktivizuar pa dashje. Një moment konfuz për Sarën, por padyshim një episod që i ka bërë ndjekësit e saj të buzëqeshin… dhe ndoshta të kontrollojnë menjëherë mesazhet e tyre!

Lexo edhe
SHOWBIZ
Kejvina Kthella bie pre e mashtrimit, si i zhvati shoqja e ngushtë 8 mijë euro

Njihuni me filmin që bëri të famshëm Tom Cruise-in!

Kaos në rrjet: ARMY nuk përmbahet pas lajmit për BTS

Vajza e Michael Jackson arrin një fitore të madhe kundër pasurisë së babait të saj

Festivali i Filmit në Kanë: 22 filma në garë për “Palmën e Artë”





