Sara Hoxha publikon mesazhin e papritur që mori pas fotove të pushimeve: “Boll se…”

Sara Hoxha po shijon disa ditë pushimi dhe, si gjithmonë, nuk ka munguar të ndajë me ndjekësit momente nga arratisja e saj. Mes fotove të publikuara në rrjetet sociale kanë spikatur edhe disa poza verore, të cilat kanë marrë menjëherë vëmendjen e publikut.
Por përtej komplimenteve, një prej reagimeve që ka marrë Sara duket se e ka bërë edhe vetë të qeshë. Ajo ka vendosur ta publikojë mesazhin në Instagram Story, duke treguar edhe përgjigjen e saj.
“Je perfekte!!”, i shkruan fillimisht ndjekësi, për të vijuar më pas me një batutë: “Sara boll se na le pa punë”.
Komenti duket se i referohet pamjes së saj në fotografitë e pushimeve, ndërsa Sara e ka pritur me sportivitet dhe humor. “Pushim unë, pushim ju”, ka shkruar ajo krahas mesazhit, duke e shoqëruar përgjigjen me disa emoji duke qeshur.
Duket se postimet e Sarës nuk kalojnë lehtë pa u komentuar, sidomos kur bëhet fjalë për fotot nga pushimet. Ajo është mjaft aktive në Instagram, ku ndan shpesh momente nga jeta e përditshme, udhëtimet dhe ditët e saj të relaksit.
Kësaj here, një koment plot humor nga një ndjekës u kthye në një nga momentet më pikante të postimeve të saj, ndërsa Sara tregoi edhe një herë se di t’i presë me sportivitet reagimet që merr në rrjetet sociale.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Humbja e peshës në masë ekstreme bëhet trend në Hollywood, pamja e re e aktores shkakton bujë në internet

Taylor Swift thyen një tjetër rekord, bëhet artistja më e re në Sallën e Famës së Nashville-it

Soni Malaj na riktheu Spirit Voice me një foto! Bëhen bashkë me Elian & Dorinën

Me unazë në gisht, ish-konkurrentja e “Për’Puthen” na prezanton me partnerin, kush ia “vodhi” zemrën Sindi Locit

Kylie Jenner feston 29-vjetorin, festa rozë me yjet e Hollywood-it

Albina Kelmendi bëhet nënë për herë të parë. Këngëtarja dhe partneri i saj kanë mirëpritur në jetë djalin

Ekspertët e kuptojnë se lidhja juaj ka marrë fund vetëm nga ky veprim

Selvije Jao reagon pas ndihmës për Roelin: Jam e lumtur që nuk është vetëm





