Selin Bollati: Rrobat që nuk i përdor më i dhuroj në xhami

Selin Bollati ka ndarë me ndjekësit një aspekt personal që e shoqëron prej vitesh dhe lidhet me bamirësinë.
Shkak u bë një pyetje që ajo mori në Instagram nga një ndjekës, i cili e pyeti se çfarë ndodh me rrobat që nuk i përdor më. Fituesja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania” zbuloi se pjesën më të madhe të tyre i dhuron në xhami, ku më pas shpërndahen për njerëzit në nevojë.
“Rrobat që nuk i vesh më i dërgoj në xhami. Madje nesër është dita për t’i dorëzuar”, shkroi ajo në përgjigjen e publikuar në InstaStory.
Më tej, Selin sqaroi se kjo është një nga pyetjet që i drejtohet më shpesh nga ndjekësit. Ajo tregoi se herë pas here u ka dhuruar veshje edhe vajzave që i kanë shkruar në mesazhe private, por prej shumë vitesh zgjedh t’i dërgojë kryesisht në xhami.
Sipas saj, ky është një zakon që e ka ndjekur edhe përpara se të bëhej pjesë e “Big Brother VIP Albania” dhe që vazhdon ta mbajë edhe sot, me qëllim që të ndihmojë familjet dhe personat në nevojë.

Lexo edhe
SHOWBIZ
Kush ishte çifti që mblodhi mbi 1 mijë të ftuar në dasmën VIP që "pushtoi" Pallatin e Kongreseve

Alarm në Hollywood! Të dhënat private të Angelina Jolie, Robert De Niro dhe yjeve të tjerë dyshohet se u ekspozuan?

“Nuk doja më që të tjerët të…”/ John Cusack zbulon pse u largua nga Hollywoodi!

Meghan Markel refuzon të thirret Dukeshë në “MasterChef Australia”

Bes Kallaku udhëton në Arabinë Saudite për Kristian Prengën, mesazhi i tij prek zemrat: Ti na bëre krenarë, ia dole për Shqipërinë





