Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
SHOWBIZ

Selin kritikon moderimin e Brikenës: Minimalja që duhet të bësh është të studiosh televizionin

P
Piranjat29 July 2026, 22:39 · 2 min lexim
Selin kritikon moderimin e Brikenës: Minimalja që duhet të

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Selin, ka komentuar intervistën e moderatores Brikena Selmani me Gretën në emisionin “Top Arena”, duke kritikuar mënyrën e drejtimit të bisedës dhe disa prej pyetjeve të bëra.

E ftuar në “Pushime on Top”, Selin u ndal te pyetja e Brikenës drejtuar Gretës, nëse ish-banorët vazhdonin ende të flisnin për të pas përfundimit të reality show-t. Sipas Selinit, vetëvlerësimi është i rëndësishëm, por nuk duhet të krijojë bindjen se gjithçka rrotullohet rreth një personi.

“Është në rregull kur e vetëvlerëson veten, por njeriu duhet të qëndrojë me këmbë në tokë”, u shpreh ajo.

Selin e cilësoi pyetjen e moderatores si të panevojshme dhe tha se do të kishte preferuar një përgjigje tjetër nga Greta.

“Çfarë nuk më ka ardhur mirë ishte një pyetje totalisht pa lidhje. Nëse Brikena do të më kishte pyetur mua, do t’i kisha dhënë përgjigjen”, tha ajo.

Ajo ngriti pikëpyetje edhe për faktin se pse moderatorja zgjodhi të pyeste Gretën për të, ndërkohë që kishte mundësinë ta intervistonte drejtpërdrejt.

Në fund, Selin kritikoi edhe përgatitjen e Brikenës në rolin e moderatores, duke theksuar se një figurë televizive duhet të studiojë dhe të marrë shembull nga profesionistët e fushës.

“Nëse aspiron të bëhesh moderatore, minimalja që duhet të bësh është të studiosh. Të studiosh figura që kanë vite në moderim, televizionin dhe rolin e gazetarit”, deklaroi Selin.

 

 

.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.