Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
SHOWBIZ

Selin pas përfundimit të “BB VIP 5”: Gimbon do ta zgjidhja në këtë jetë dhe në tjetrën

P
Piranjat25 April 2026, 11:04 · 2 min lexim
Selin pas përfundimit të “BB VIP 5”: Gimbon do ta

Selin Bollati ka folur për rrugëtimin në “Big Brother VIP 5” që u finalizua me fitoren e saj, përfshirë romancën me Gimbon.

Ajo ka deklaruar se tiparet e Gimbos i ka manifestuar në partnerin e ardhshëm. Ajo shtoi gjithashtu se ka menduar që fitoren nuk do ta merrte ajo, por Mateo.

“Unë jam një njohëse jo shumë e mirë e manifestimit, por Gimbon, tiparet i kam manifestuar tek partneri im i ardhshëm, por në asnjë moment nuk jam ndjerë aty brenda që mund të jem unë fituesja e BBV. Unë mendoja që do ta merrte Mateo, duke marrë parasysh personat që ishin brenda. Brenda asaj loje një tipar që të tregon fitues është durimi”, u shpreh Selin.

Sa i përket romancës me Gimbon, Selin u shpreh se fillimet kanë qenë të vështira, por do të zgjidhte sërish atë partner.

“Marrëdhënia me Gimbon nga izolimi ishte në fije të perit për të mos ndodhur kurrë, isha shumë skeptike nëse do t’i besoja asaj marrëdhënie aty brenda.

Kam qenë kurioze çfarë mendonte familja, kur mora konfirmim me dron nga familja aty jam afruar me të. Gimbo është djalë fantastik, tiparet do t’i zgjidhja edhe jashtë atyre mureve, në këtë jetë dhe në tjetrën”, u shpreh Selin.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.