Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
SHOWBIZ

Sezoni i ri televiziv, zbulohet ku do e shohim Selin Bollatin!

P
Piranjat21 August 2026, 19:29 · 1 min lexim
Sezoni i ri televiziv, zbulohet ku do e shohim Selin Bollatin!

Një lëvizje e re mund të jetë duke u përgatitur në ekranin e Top Channel për sezonin e ardhshëm televiziv, këtë herë me protagoniste Selin Bollatin.

Bollati pritet të bëhet pjesë e emisionit “Goca & Gra” në sezonin e ri, duke nisur kështu një eksperiencë të re televizive pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania 5”.

Informacioni, megjithatë, nuk është konfirmuar zyrtarisht. Deri në këto momente, as Top Channel dhe as Selin Bollati nuk kanë njoftuar publikisht një marrëveshje për përfshirjen e saj në program.

Nëse raportimi i Kryefjala.com konfirmohet, kjo do të ishte një tjetër hap televiziv për Bollatin pas eksperiencës në “Big Brother VIP Albania 5”, ku ajo u shpall fituese dhe fitoi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

“Goca & Gra” është një prej formateve të ndërtuar rreth një paneli vajzash dhe grash, me diskutime mbi tema sociale, aktualitetin dhe çështje të jetës së përditshme.

Në sezonin e fundit, i cili nisi në shkurt, pjesë e panelit ishin Ori Nebijaj, Rozana Radi, Rudina Dembacaj, Sherina Spahiu dhe Ema Andrea.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.