SHOWBIZ

“Sfidoi mjekësinë me forcën”, mikesha në lot rrëfen pengun e gazetares Rezarta Reçi

Piranjat Përditësimi i fundit 2 February 2026, 16:38
“Sfidoi mjekësinë me forcën”, mikesha në lot

Bota e medias dhe e letrave shqipe është në zi, pas lajmit të hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares, poetes dhe shkrimtares së njohur, Rezarta Reçi.

E njohur për publikun e gjerë jo vetëm përmes zërit të saj në valët e Radio Trianës, por edhe për ndjeshmërinë e lartë artistike në krijimtarinë letrare, Reçi mbylli sytë përgjithmonë në moshën 64-vjeçare duke lënë pas trishtim por edhe një trashëgimi të vyer.

Në valët e Radio Tiranës, aty ku zëri i saj u bë shtëpi për mijëra dëgjues, kolegët e kujtojnë me lot në sy. Për emisionin “Në Radio” të Andri Xhahut, Ermenita Stafa, kryeredaktore e Radio Tiranës, e përshkruan miken e saj si një ikonë të përkushtimit. ​

“Rezi ishte model i profesionalizmit dhe përkushtimit. Dallohej për seriozitetin, për korrektësinë, për dëshirën dhe dashurinë me të cilën përgatitej për mikrofonin e radios. Kishte një timbrikë dhe një vibrim unik në zërin e saj. Ishte një zë i butë. Kisht një komunikim njerëzor dhe shumë ndjeshmëri”.

Sipas Stafës, Rezarta kishte një dhunti të rrallë: ajo “nuhaste sensibilitetin publik”. Nuk kërkonte sensacionin e momentit, por atë që përcillte ndjesi të vërtetë dhe, mbi të gjitha, “dinte se si kurohej ajo që dhimbte”.

Përtej radios, Rezarta Reçi shkëlqeu edhe në ekran, duke i ofruar kulturës shqiptare një galeri të pasur që sot mbetet si trashëgimi. Formimi i saj ishte i rrënjosur te dashuria për leximin. “Nuk mund ta kuptoje Rezin pa librin. Këtu është thelbi i përmbajtjes së saj”, tregon Ermenita. “Kur fliste, ajo analizonte çdo gjë me një kulturë të gjerë, duke qenë gjithmonë selektive për ‘fjalën e bukur’”.

Një detaj rrëqethës që tregon anën njerëzore të Rezartës është dhurata që ajo u linte mikeshave të saj: një kolanë e vogël me rruaza të kuqe. Ky ishte “filli i kuq” që bashkonte grupin e saj të miqve.

“Kjo kolanë e vogël rruazash të kuqe u bë pjesë e imja në një nga ditëlindjet e fundit. Rezi nuk harronte kurrë të ishte e pranishme në gëzimet familjare. Përpiqej të gjente me shumë elegancë një mënyrë për të të uruar. Në këtë ditëlindje më thotë që ti je pjesë e grupit të miqve të Rezit dhe kjo është ajo që mbajnë të gjitha mikeshat e mia. Mbrëmë në pipëpjekjen e fundit me Rezin, që sapo kishte ikur nga kjo botë, pashë që aty shumë nga njerëzit e dashur të saj e kishin këtë fill të kuq që ndoshta gjatë do të rrijë për të kujtuar Rezin”.

Jeta e Rezit ishte një udhëtim mes qyteteve dhe angazhimeve. Ndonëse mbaroi Ekonomi Politike, thirrja e saj e vërtetë ishte gazetaria, të cilën e nisi në vitin 1992 në Radio Tirana me emisionin “Tema dhe dilema”. Suksesi i saj ishte i menjëhershëm me programin “Fletë nga ditari im”.

“Mund të them që ishte ndër emisionet që shënoi rekord për pjesëmarrjen dhe angazhimin e publikut. Njerëzit sillnin histori jete. Në atë kohë teknologjia nuk ishte në nivelet që është sot. Por letrat vinin fizikisht me thasë, të cilat lexoheshin dhe përjetoheshin në shumë emocion”.

Mes Shkodrës, Tiranës dhe Durrësit, vitet e fundit i kaloi pranë detit që e donte aq shumë dhe pranë së bijës, Ivës, si një “mundësi kompensimi për gjithë vitet e distancës ndaj saj”.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?