Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
SHOWBIZ

Sharon Stone: Babai im më hidhte poshtë shkallëve dhe pastaj më rrihte me rrip

P
Piranjat 2 June 2026, 18:48 · 2 min lexim
Sharon Stone: Babai im më hidhte poshtë shkallëve dhe pastaj

Aktorja e njohur hollivudiane Sharon Stone ka bërë një rrëfim tronditës për dhunën që ka përjetuar gjatë fëmijërisë nga babai i saj, duke treguar se një përballje e fortë në moshën 14-vjeçare i dha fund abuzimit dhe ndryshoi përgjithmonë marrëdhënien mes tyre.

Në podcastin The Person Who Believed in Me, 68-vjeçarja e përshkroi të atin si një njeri inteligjent, të dhembshur dhe të sofistikuar, por pranoi se ai kishte edhe një anë të errët.

“Babai im ishte një person fantastik, shumë i dhembshur. Ishte i zgjuar, i qetë dhe i sofistikuar. Por ishte edhe abuziv”, u shpreh Stone.

Ajo tregoi se i ati ishte më i ashpër me të sesa me vëllain e saj më të vogël dhe se shpesh ushtronte dhunë fizike ndaj saj.

“Më hidhte nga shkallët dhe më pas hiqte rripin për të më rrahur”, kujtoi aktorja.

Sipas Stone, momenti vendimtar erdhi kur ishte vetëm 14 vjeçe. Pasi babai i saj i bërtiti të zbriste shkallët, ajo vendosi t’i kundërvihej për herë të parë.

“Zbrita shkallët hap pas hapi dhe i thashë: ‘Pse? Duhet të më godasësh përsëri që të ndihesh burrë? Nëse ke nevojë, bëje. Por unë nuk do të të dua më kurrë. Mbarova’”, rrëfeu ajo.

Fjalët e saj, sipas aktores, patën një ndikim të menjëhershëm tek i ati.

“Ai qau. Dhe nuk goditi më kurrë askënd. Gjithçka mbaroi aty. Më pas filluam të flisnim me njëri-tjetrin dhe u afruam shumë”, tha Stone.

Aktorja theksoi se pas atij momenti marrëdhënia mes tyre ndryshoi rrënjësisht, duke u kthyer nga një raport i shoqëruar me dhunë në një lidhje të ngushtë dhe të sinqertë mes babait dhe vajzës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.