Sharon Stone në zi, humb vëllain e madh pas një sëmundjeje të gjatë

Sharon Stone po përjeton një tjetër humbje të rëndë familjare. Aktorja e njohur njoftoi se vëllai i saj më i madh, Mike Stone, është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë.
Lajmin e trishtë ajo e ndau vetë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi një foto të të ndjerit dhe një mesazh të shkurtër, por prekës. “Mike Stone, vëllai im më i madh, ka ndërruar jetë. Pas një sëmundjeje të gjatë. I urojmë paqe. Sharon, Roan, Laird dhe Quinn”, shkroi aktorja, duke shprehur dhimbjen e familjes.
Edhe pse Mike Stone nuk ishte aq i njohur për publikun e gjerë sa motra e tij, ai kishte gjithashtu një lidhje me botën e kinemasë. Ai bëri debutimin e tij si aktor në vitin 1990 në filmin “End of the Night” dhe disa vite më vonë, në vitin 1995, luajti përkrah motrës së tij në filmin “The Quick and the Dead”, një projekt që i bashkoi në ekran.
Humbja e Mike vjen vetëm pak kohë pasi Sharon Stone përjetoi një tjetër tragjedi familjare. Në vitin 2023, ajo humbi edhe vëllanë e saj më të vogël, Patrick Stone, i cili ndërroi jetë nga një atak në zemër në moshën 57-vjeçare. Në atë kohë, aktorja ndau një video emocionuese, ku falënderonte publikun për mbështetjen dhe ngushëllimet.
Këto humbje të njëpasnjëshme kanë qenë një goditje e rëndë për aktoren, e cila shpesh ka treguar se familja zë një vend shumë të rëndësishëm në jetën e saj. Megjithatë, ajo ka vazhduar të ndajë momente personale me ndjekësit e saj, duke reflektuar mbi dhimbjen, kujtimet dhe forcën për të vazhduar përpara.
View this post on Instagram
Lexo edhe
SHOWBIZ
Çfarë po sjellin Selin dhe Gimbo? Videoja që ngriti dyshimet

“Është një lloj më i frikshëm që kërkon...”/ E reja që merret me ‘sugar daddy’ tregon si një burrë në të 60-at e pagoi për......

Adioni shkoi për vizitë në Malësinë e Madhe, reagimi i familjes së Olës tërheq vëmendjen

“Supermodele me art dhe inteligjencë”/ Parashqevi Simaku surprizon nga qielli Mozën, fermerja: Të dua je e paarritshme

U larguan 2 orë nga dasma! Çfarë i ndodhi ish-konkurrentit të “Për’puthen’ gjatë festës?





