“Tërhiqu dhe dorëzohu”/ Media italiane: Si po i mbyll sytë Perëndimi ndaj demokracisë në Shqipëri?
Media italiane Linkiesta e ka cilësuar “Revolucionin e Flamingove” si një mobilizim qytetar që shkon përtej protestave mjedisore...
Media italiane Linkiesta e ka cilësuar “Revolucionin e Flamingove” si një mobilizim qytetar që shkon përtej protestave mjedisore...
Gazeta britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri, duke u përqendruar te masat e reja...
Një 60-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e sotme në qytetin e Korçës, ndërsa autori i dyshuar ësht&e...
Karabinierët kanë identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar të vrasjes së shqiptarit Ferdinant Hoti, 35 vjeç, pa vendbanim t&...
Zhvillimet e fundit politike në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare Al Jazeera, e cila ka pasqyruar tensi...
Trej hajdutë bakri dyshohet se shkaktuan shpërthimin vdekjeprurës ku humbën jetën gjashtë persona. Të tre janë identifi...
Kimi Antoneli po ndjek një rrugë që i përket vetëm atij. Ai u shmanget krahasimeve, si atyre më të natyrshme me idhullin e ti...
Një ngjarje tragjike ka tronditur Indonezinë, ku një 24-vjeçare humbi jetën pasi u sulmua nga një krokodil gati pesë metra ...
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e së enjtes në Kapadokia të Turqisë, ku një nga formacionet karakteristi...
Ministria e Drejtësisë ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga ambientet e paraburgimit, duke sqaruar se lëvizja drejt Institucioni...

Sheila Haxhiraj ka ndarë një prej rrëfimeve më të ndjeshme të jetës së saj gjatë intervistës në “S’e luan topi” me moderatoren Erjona Rusi, ku foli hapur për largimin nga jeta të vëllait të saj, Henri Haxhiraj. Teksa emisioni preku temën e mbështetjes së Henrit në karrierën e saj muzikore, Sheila nuk i përmbajti dot lotët. Thjesht përmendja e emrit të tij mjaftoi për ta prekur thellë.
“Gjithmonë më ka përkrahur në mënyrën e tij,” u shpreh ajo. “Më mungon çdo ditë. Mbeta pa gjysmën time, fizikisht… por e di që ai është drita dhe energjia që më mban sot këtu.”
Artistja tregoi se dhimbja është ende shumë e freskët dhe se pranimi i humbjes ka qenë i jashtëzakonisht i vështirë. Këngëtarja ndaloi edhe te vështirësitë shpirtërore që mund ta vendosin një njeri në situata të pakontrollueshme.
“Ndonjëherë jeta të çon në rrugë që gabon… Ka gjëra që janë më të forta se vetja dhe nuk i kemi në dorë,” tha ajo, duke shtuar se familja e saj ende kërkon përgjigje për çfarë e shtyu Henrin në një moment aq të errët.
E pyetur nëse familja kishte vërejtur ndryshime në sjelljen e tij para se të ndodhte ngjarja tragjike, Sheila ishte e prerë:
“Henri nuk ka treguar kurrë shenja shqetësimi. Nuk ka dashur asnjëherë të na rëndonte me problemet e tij.”
Sheila rrëfeu edhe çastin më të dhimbshëm: momentin kur e gjeti vëllanë pas aktit fatal.
“Kam qenë në shtëpi dhe nuk arrita ta shpëtoja… Ai moment është pengu im më i madh. Pse nuk i kushtova më shumë vëmendje? Pse nuk isha unë në vend të tij? Pse Zoti e sfidoi pikërisht atë, fëmijën më të butë?”
Ajo tha se këto pyetje e shoqërojnë vazhdimisht, edhe pse përgjigje nuk ka. Këngëtarja mohoi kategorikisht lajmet e mediave që pretenduan se Henri vuante nga depresioni.
“Henri nuk ka pasur depresion. Ajo që ka ndodhur ka qenë një moment i papritur axhitimi. Gjithçka tjetër që është thënë ka qenë abuzim mediatik,” deklaroi ajo.
Një situatë e tensionuar është krijuar mes Labinotit dhe Elijonës brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, pasi ajo ...
Reperi i njohur shqiptar, Viktor Paloka, i njohur me emrin artistik Unikkatil, ka publikuar një nga postimet e tij më personale dhe prekëse n&e...
Ish-banorja e “Big Brother Albania”, Genta Gjalpi, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Lajmin e bukur e ka...
Pas gati 1 viti lidhje, Amir Rrahmani konfirmon lidhjen me Drita Stublla. Çifti, i cili u zbulua nga disa foto paparacë, ka publikuar për her...
Milaim Zeka ishte i ftuar në një intervistë për “UëTëFë Show” në Andale Media, ku moderatorët Fatos S...
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është duke shijuar pushimet. Përmes një serie fotografish në rr...
Aktori dhe ylli i serialit "Below Deck", Fraser Olender, ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të flasë publikisht për episodi...
Katy Perry ka ndarë fotot e para me Justin Trudeau në Instagram nga udhëtimi i tyre në Japoni, vetëm disa ditë pas daljes së...
Ceo i Acromax, Aldor Nini gjatë një interviste ka vënë në dukje problemin e klikimeve fake të këngëtarëve në...
Reperi i njohur shqiptar, Viktor Paloka, i njohur me emrin artistik Unikkatil, ka thyer heshtjen disa muaj pas ndarjes nga jeta të vëllait të t...