Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Shitet për 6.49 milionë dollarë! Brenda vilës super luksoze të Selena Gomez

P
Piranjat19 May 2026, 09:22 · 2 min lexim
Shitet për 6.49 milionë dollarë! Brenda vilës super luksoze

Selena Gomez po i thotë lamtumirë vilës së saj luksoze në Encino të Kalifornisë. Vetëm gjashtë muaj pas martesës me producentin muzikor Benny Blanco, këngëtarja ka nxjerrë në shitje rezidencën për 6.49 milionë dollarë.

Selena e bleu pronën në vitin 2020 për 4.89 milionë dollarë, disa vite përpara se të niste lidhjen me Benny Blanco. Por pasi çifti bleu një rezidencë shumë më të madhe në Beverly Hills për plot 35 milionë dollarë, duket se shtëpia në Encino nuk i nevojitet më artistes.

Vila shtrihet në afro 11,500 metra katrorë dhe përfshin gjashtë dhoma gjumi dhe 8 tualete. Prona ka edhe një histori të veçantë, pasi më parë i përkiste legjendës së muzikës Tom Petty, i cili e ndërtoi shtëpinë në vitin 1989 dhe jetoi aty deri në vitin 2017.

Para se Selena ta blinte, rezidenca iu nënshtrua një rinovimi të plotë dhe sot përshkruhet si një “kompleks privat për yje”. Brenda saj gjenden ambiente luksoze si palestër, dhomë masazhi, kinema private, bodrum vere, studio muzikore dhe madje edhe një “vocal booth”, që besohet të ketë qenë pjesë e studios origjinale të Tom Petty-t.

Kuzhina konsiderohet një nga pikat më të forta të shtëpisë, me sipërfaqe mermeri, ishull qendror dhe një stil elegant klasik. Ndërkohë, jashtë vilës ndodhen një pishinë gjigante, spa, bar, kabana dhe një ujëvarë dekorative që derdhet drejt pishinës.

Edhe pse shtëpia është zbrazur nga sendet personale të Selena-s, në disa ambiente duken ende detaje të stilit të saj. Madje, në fotot e publikuara nga agjencia imobiliare, në ekranin e kinemasë private shfaqet një video e artistes duke performuar.

Ndërkohë, Selena dhe Benny Blanco po shijojnë jetën në rezidencën e tyre të re në Beverly Hills, të cilën e blenë në fund të vitit 2024, në të njëjtën periudhë kur shpallën fejesën. Prona luksoze përfshin shtatë dhoma gjumi, 12 banjo dhe dy shtëpi të veçanta për mysafirë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.