Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Shoqja i mori 8 mijë euro, zbardhet dëshmia e Kejvinës: Ia dhashë që të mi ruante nga pastruesja

P
Piranjat15 May 2026, 21:24 · 2 min lexim
Shoqja i mori 8 mijë euro, zbardhet dëshmia e Kejvinës: Ia

Është zbardhur dëshmia e plotë e modeles Kejvina Kthjella, e cila ka rrëfyer në polici rrethanat se si i ka dorëzuar në mirëbesim 8 mijë euro shoqes së saj të lagjes, Anela Osmani.

Sipas deklarimeve të saj, modelja ka treguar se paratë i kishte kursime personale dhe i ka lënë për ruajtje shoqes, pasi do të largohej për disa ditë nga Tirana drejt Lezhës. Ajo ka shpjeguar se kishte frikë se shuma mund të prekej në banesë gjatë mungesës së saj.

Në dëshminë e dhënë në Komisariatin Nr. 3 në Tiranë, sipas gazetarit Elton Qyno, Kthjella ka sqaruar se më 18 prill 2026 ka dorëzuar paratë në një ambient kafeneje pranë shtëpisë, pasi Anela Osmani i ishte ofruar t’ia ruante deri në kthim. Sipas saj, shuma prej 8 mijë eurosh ishte e vendosur në një çantë dhe përbëhej nga kursime të mbledhura ndër vite.

Modelja ka deklaruar gjithashtu se shoqja e saj ishte në dijeni të ekzistencës së këtyre parave dhe kishte dëgjuar për planet e saj për t’i investuar në një biznes të vogël.

Pas kthimit në Tiranë më 20 prill, Kthjella ka kërkuar kthimin e shumës, por sipas saj është përballur me justifikime të ndryshme, përfshirë pretendime për bllokim të kasafortës dhe probleme personale. Më pas, kur kasaforta është hapur, paratë nuk janë gjetur.

Sipas dosjes, pas disa ditësh janë dhënë edhe versione të tjera nga e dyshuara, përfshirë depozitimin e parave në bankë dhe probleme të ndryshme financiare e shëndetësore.

Nga ana tjetër, Anela Osmani ka deklaruar në polici se i kishte marrë paratë për t’i ruajtur dhe më pas i kishte përdorur për nevoja personale, duke premtuar se do t’i kthente brenda një muaji.

Çështja vijon të hetohet nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.