Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
SHOWBIZ

Shpat Kasapi do të mbushte 41-vjeç, rrëqeth Selvija: Roeli po thotë “Daddy”

P
Piranjat 1 May 2026, 09:34 · 2 min lexim
Shpat Kasapi do të mbushte 41-vjeç, rrëqeth Selvija: Roeli po

Selvije Jao ka ndarë me ndjekësit një moment tepër emocional, duke kujtuar ish-bashkëshortin e saj të ndjerë, këngëtarin Shpat Kasapi, në ditën që ai do të festonte 41-vjetorin e lindjes.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka publikuar një video ku artisti shfaqet në momente të ëmbla krah djalit të tyre, Roelit. Krahas pamjeve, Selvija ka zgjedhur fjalë të ndjera, duke shprehur dhimbjen për mungesën e tij, por edhe bindjen se ai vijon të jetë pranë tyre në një formë shpirtërore.

“Sot është dita jote… Ti nuk je larg, je vetëm në një formë tjetër: engjëlli ynë mbrojtës. Çdo bekim që na vjen, çdo gjë e bukur që na ndodh, e ndiej si shenjë nga ti,” shkruan ajo, duke përcjellë një mesazh që preku ndjekësit e saj.

Në vijim të dedikimit, ajo ndalet te momentet me djalin e tyre të vogël, duke treguar se si çdo fjalë dhe veprim i tij i kujton praninë e të atit. “Roeli po thotë ‘Daddy’… dhe zemra ime e di që ti e dëgjon, që je pranë nesh. Urime ditëlindjen në parajsë, Shpat. 5 muaj pa ty, por gjithmonë në zemrat tona,” përfundon ajo.

Shpat Kasapi do të mbushte 41-vjeç, rrëqeth Selvija: Roeli po

Kujtojmë se Shpat Kasapi u nda nga jeta papritur në nëntor të vitit 2025, si pasojë e një ataku kardiak, ndërsa ndodhej në Itali. Humbja e tij në moshën 40-vjeçare tronditi skenën muzikore shqiptare, duke lënë pas një boshllëk të madh te publiku dhe një trashëgimi artistike që vijon të jetojë përmes këngëve të tij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.