Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset Zbardhen mesazhet/ Eksperti i çoi Agasit letrat e ekspertimit të makinës, 3 ditë para se t’ia dërgonte SPAK... Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare
SHOWBIZ

“Është e turpshme”/Çiljeta i përgjigjet Gjergj Lekës pas reagimit për dekoratën që nuk ekzistonte, ja përplasja publike

P
Piranjat14 July 2026, 17:23 · 3 min lexim
“Është e turpshme”/Çiljeta i përgjigjet Gjergj

Një postim satirik në rrjetet sociale ka ndezur një debat të fortë mes Çiljeta Xhilagës dhe Gjergj Lekës. Gjithçka nisi pasi në internet qarkulloi një montazh ku pretendohej në mënyrë të rreme se Presidenti i Republikës kishte dekoruar Çiljetën me titullin “Mjeshtre e Madhe e Punës”.

Postimi u shpërnda gjerësisht dhe mori edhe reagimin e Gjergj Lekës, i cili komentoi: “Duhet të jetë sarkazma e vitit…”, ndërsa më pas shtoi se, nëse nuk do të ishte humor, “do të ishte dita më e turpshme e presidentit shqiptar”.

Reagimi i këngëtares nuk vonoi. Çiljeta sqaroi se bëhej fjalë për një lajm të rremë dhe iu drejtua publikisht Gjergj Lekës me një koment të gjatë, ku u shpreh se nuk ka marrë asnjë dekoratë dhe e cilësoi të turpshme mënyrën se si ai reagoi.

“Qetësohu Gjergj… është thjesht një lajm i rremë. S’kam marrë asnjë dekoratë, por është e turpshme se si një artist si ty mund të shprehet në këtë formë me kaq mllef. Për çfarë kam kontribuar unë prej vitit 2000 e deri sot ka pak rëndësi për mua se sa vlerësohet. Kam plotësuar ëndrrat e mia duke kënduar, prezantuar dhe aktruar… Shëndet paç dhe uroj të të vijë pak turp nga vetja brenda ndërgjegjes tënde egoiste të errët që një shpirti artistik nuk i rri”, shkroi ajo.

Pas kësaj, Gjergj Leka vendosi t’i përgjigjej sërish. Ai deklaroi se e vlerëson Çiljetën si njeri, por jo për kontributin e saj në artin shqiptar.

“Të vlerësoj për vajzën që je, por jo për çfarë ke dhënë për artin shqiptar. Janë dy anë të ndryshme të medaljes. Më bëhet zemra mal kur shoh që kohët e fundit jeta jote dhe shijet e tua muzikore kanë ndryshuar. Të uroj jetë e muzikë me vlera. P.S. Përsa i përket turpit që duhet të kem unë, e thënë nga ti më bën të qesh…”, shkroi ai, duke e mbyllur replikën.

Debati mes dy artistëve ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që mbështesin Çiljetën për reagimin e saj dhe atyre që e konsiderojnë komentin e Gjergj Lekës thjesht një ironi ndaj një lajmi të rremë.

“Është e turpshme”/Çiljeta i përgjigjet Gjergj

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.