Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

“Është një lloj më i frikshëm që kërkon...”/ E reja që merret me ‘sugar daddy’ tregon si një burrë në të 60-at e pagoi për...

P
Piranjat13 May 2026, 18:45 · 4 min lexim
“Është një lloj më i frikshëm që

Në botë, ka marrëdhënie të ndryshme. Në shoqërinë e sotme duket se po bëhet e zakonshme raporti me diferenca të mëdha moshe. Një 22-vjeçare, e cila edhe pse është kaq e re, ka treguar se personi që e ka paguar më shumë për të dalë në një takim me të ka qenë në të 60-at.

Skylar Mae, nga Scottsdale, Arizona, punoi me “sugar daddies” kur ishte 18 vjeç, pasi dëshironte të kishte para shtesë. Në atë kohë, ajo ishte në shkollën e stomatologjisë dhe punonte për të zhvilluar një karrierë në këtë fushë. Por gjërat ndryshuan shpejt kur ajo filloi të krijonte përmbajtje tërheqëse në internet.

Duke qenë se kishte fitime të mëdha, ajo e ktheu atë në karrierën e saj dhe duke lënë përfundimisht shkollën për stomatologji. Tani, e reja është e hapur për të treguar mënyrën se si ndryshoi e gjitha. Skylar ka treguar se paguhej për të dalë me burra që ndonjëherë ishin dekada më të vjetër se ajo.

“Gjithmonë them se ka dy lloje të ndryshme të ‘sugar daddies’. Janë ata ‘cool’ që të duan vetëm si karamele, të të çojnë për darkë ose kafe, ose kur kanë udhëtime t’i shoqërosh. Pastaj është lloji tjetër që është më i frikshëm, i cili padyshim dëshiron favore seksuale. Mendoja se të qenit ‘sugar baby’ ishte argëtuese, por nuk më pëlqente të kisha një burrë që kontrollonte kaq shumë paratë e mia, pavarësisht nëse shkoja ta takoja apo jo”, ka thënë 22-vjeçarja e cila ka mbi katër milionë ndjekës në llogarinë e saj në “Instagram”.

Mae tashmë ka shumë kontroll mbi atë që bën, pasi ka ndryshuar drejtimin dhe është zhvendosur në krijimin e përmbajtjes.

“Në përgjithësi, të kesh një ‘sugar daddy’ nuk është keq, thjesht varet shumë kush është. Njëri ka qenë në mesin e të 60-ave dhe në të vërtetë ishte shumë i mirë. Ai ishte ndoshta i preferuari im sepse nuk kërkonte asgjë seksuale. Ai donte vetëm shoqëri, dikë për të kaluar kohën. Ai kaloi shumë mirë dhe nuk kishte asgjë të çuditshme ndaj meje. Ai më bëri të ndihesha shumë rehat dhe ende bisedojmë bashkë”, ka treguar e reja.

Skylar ka shpjeguar se njerëzit i shohin ‘sugar babies’ zakonisht të rinj që marrin para, dhurata, mentorim ose përfitime jetese nga partnerë më të vjetër dhe më të pasur, në mënyrë të gabuar. Sipas saj, gjithçka varet nga situata në të cilën dëshiron të jesh, pasi ajo nuk ishte kurrë e përgatitur për intimitet.

“Mendoj se steriotipi fryhet jashtë mase”, ka thënë ajo.

22-vjeçarja pranon se disa burra ofrojnë para për të bërë seks, gjë që ajo nuk do ta pranonte kurrë ta bënte. Ajo shton se ka gjithashtu burra që paguajnë qindra paund vetëm për t’u takuar për një kafe dhe për t’u njohur.

Nga aty, mund të përparojë në një dalje për darkë dhe nëse ju pëlqejnë vërtetë, mund të shndërrohet në një “situatë takimi”.

“Kam shkuar edhe në takime ku thjesht pimë kafe, kalojmë kohë dhe ata më paguajnë për kohën time”, ka thënë ajo, duke këshilluar ndjekësit se duhet të jenë të kujdesshëm kur punon në këtë fushë.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.