Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë
SHOWBIZ

Shuhet në moshën 81-vjeçare aktorja Gülsen Tuncer e “Dashuri e Ndaluar”

P
Piranjat18 September 2026, 13:02 · 2 min lexim
Shuhet në moshën 81-vjeçare aktorja Gülsen Tuncer e

Aktorja dhe artistja e dublimit turke Gülsen Tuncer, e njohur për publikun shqiptar për rolin e “Tante Arsen” në serialin e famshëm “Dashuri e Ndaluar”, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.

Tuncer ndërroi jetë pas një beteje me një tumor në tru. Lajmi i hidhur u bë i ditur nga fondacioni “Film-San Vakfı”, ku aktorja kishte shërbyer edhe si zv.presidente gjatë viteve 2009-2011.

Lamtumira e fundit për artisten do të jepet të dielën, më 20 shtator 2026.

Ndarja e saj nga jeta ka prekur komunitetin artistik në Turqi, ndërsa disa prej kolegëve të saj kanë ndarë mesazhe prekëse në nderim të aktores.

Nebahat Çehre shprehu trishtimin për humbjen e saj, duke kujtuar vitet dhe momentet e bukura që kishin ndarë së bashku. Edhe Selçuk Yöntem dhe Kerem Alışık e kujtuan Tuncer me fjalë të ngrohta, duke vlerësuar kontributin e saj në art.

Kush ishte Gülsen Tuncer?
E lindur në Adana në vitin 1945, Gülsen Tuncer u diplomua në degën e Teatrit në Konservatorin e Bashkisë së Stambollit, ku u formua nga emra të njohur të skenës turke, mes tyre Yıldız Kenter dhe Ayla Algan.

Karrierën profesionale e nisi në vitin 1968 dhe gjatë dekadave të punës u angazhua në teatër, kinema, televizion dhe dublim.

Për publikun shqiptar, ajo u bë veçanërisht e njohur për interpretimin e personazhit Arsen Hanım në serialin “Aşk-ı Memnu” (“Dashuri e Ndaluar”). Gjatë karrierës së saj të gjatë, Tuncer u shfaq edhe në produksione si “Üç İstanbul”, “Bugünün Saraylısı”, “Çalıkuşu” dhe “Fazilet Hanım ve Kızları”, duke lënë pas një kontribut të rëndësishëm në kinematografinë dhe teatrin turk

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.