Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit? Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa: Korrupsioni në Shqipëri mbetet sfidë reale A e keni kërcënuar Erion Veliajn? Rama i shmanget pyetjes: Zhurma të parëndësishme Francezët rikthehen sërish në rrugë! Deri në 700,000 protestues në marshime, angazhohen 70 mijë forca polic... Ngjarje e rëndë në Burrel, vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën “Veliaj është armik i partisë tani?”/ Ina Zhupa përplaset me socialistët: Mbaroj për letrat nga burgu ku ha... Ndryshon sërish çmimi i karburanteve ZYRTARE/ Kane rinovon me Bayern-in deri në 2029-n Seanca në GJKKO/ Denoncimi i fortë i Metës: Regjistrohen bisedat e mia me avokatin në burg “Protestat masive shpërthyen kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes”/ Analiza e Ditmir Bushatit: Kërkesat e ... Gjeorgjia mund të humbasë regjimin e saj të udhëtimit pa viza me Bashkimin Evropian Hidhet në erë me tritol makina në Elbasan, nga flakët digjet edhe një automjet tjetër
SHOWBIZ

Si e ndryshoi Christopher Nolan “Odisenë”? Të gjitha dallimet mes filmit dhe veprës së Homerit

P
Piranjat21 July 2026, 22:46 · 5 min lexim
Si e ndryshoi Christopher Nolan “Odisenë”? Të gjitha

Përshtatja e “Odisesë” nga Christopher Nolan është cilësuar si një nga projektet më ambicioze kinematografike të viteve të fundit. Por shndërrimi i poemës monumentale të Homerit, me rreth 12 mijë vargje, në një film treorësh e detyroi regjisorin britanik të bënte ndryshime të mëdha në rrëfim. Përtej shkurtimit të disa episodeve dhe personazheve, Nolan rikoncepton figurën e Odiseut, shton elemente të reja dhe i jep historisë një fund krejt ndryshe nga ai i veprës origjinale.

Një nga dallimet më të dukshme lidhet me rolin e perëndive. Në poemën e Homerit, ngjarjet nisin në malin Olimp, ku Zeusi dhe Athina vendosin të ndihmojnë Odiseun të kthehet në Itakë, ndërsa Poseidoni bëhet pengesa kryesore e udhëtimit të tij. Në film, megjithatë, shfaqet vetëm Athina, e interpretuar nga Zendaya. Ajo nuk ndërhyn si një hyjni, por paraqitet si zëri i ndërgjegjes së heroit.

Nolan lë jashtë edhe një nga episodet më të njohura të poemës: takimin e Odiseut me Nausikën dhe mikpritjen e feakëve. Në veprën e Homerit, pikërisht feakët dëgjojnë rrëfimin e aventurave të tij dhe e ndihmojnë të kthehet në Itakë. Në film, këto kujtime rrëfehen gjatë qëndrimit të Odiseut në ishullin e Kalipsos.

Edhe udhëtimi në botën e të vdekurve është reduktuar ndjeshëm. Personazhe të rëndësishëm si Akili, Ajaksi, Antiklea dhe Elpenori mungojnë plotësisht, ndërsa ruhet vetëm takimi me Agamemnonin. Një tjetër ndryshim prek skenën e njohur të provës së shtratit, përmes së cilës Penelopa bindet se burri i kthyer është vërtet Odiseu. Në versionin e Nolan, kjo provë zëvendësohet me një moment të ri, ku Odiseu i dhuron Penelopës një statujë të Athinës për të dëshmuar identitetin e tij.

Regjisori shmang gjithashtu një nga episodet më të ashpra të poemës. Në vend të ekzekutimit të dymbëdhjetë shërbëtoreve për tradhti, siç ndodh te Homeri, në film humb jetën vetëm Melantoja gjatë përplasjes finale me pretendentët.

Ndryshe nga poema, filmi i kushton shumë më tepër hapësirë Kalit të Trojës dhe pushtimit të qytetit, duke nxjerrë në pah rolin vendimtar të Odiseut në hartimin e planit. Po ashtu, Nolan përfshin personazhin e Sinonit, i njohur nga “Eneida” e Virgjilit, i cili bind trojanët të fusin Kalin brenda mureve të qytetit.

Në rrëfim shtohen edhe referenca historike për të ashtuquajturit “popuj të detit”, ndërsa Lufta e Trojës interpretohet si një konflikt për kontrollin e rrugëve tregtare, elemente që nuk gjenden në tekstin e Homerit.Edhe Kalipso paraqitet ndryshe. Në poemë ajo e mban Odiseun pranë vetes për shtatë vite nga dashuria, ndërsa në film ajo e drogon me lule lotusi që ndikojnë në kujtesën e tij dhe më pas vendos ta lirojë. Ndryshime ka edhe në episodin e Polifemit. Nolan redukton dialogun mes ciklopit dhe Odiseut, duke lënë jashtë mashtrimin e famshëm me emrin “Askush”, si edhe momentin kur heroi, nga krenaria, zbulon identitetin e tij dhe i jep mundësi Polifemit t’i kërkojë Poseidonit ta mallkojë.

Fundi i historisë është ndoshta ndryshimi më i madh. Në poemën e Homerit, pas vrasjes së pretendentëve, Odiseu ribashkohet me të atin, Laertin, dhe përballet me familjarët e të vrarëve, derisa perënditë rikthejnë paqen.

Në versionin e Nolan, historia merr një drejtim krejt tjetër. Telemaku bëhet mbret i Itakës, ndërsa Odiseu dhe Penelopa nisen sërish në det, duke zgjedhur një udhëtim të ri në kujtim të shokëve që humbën gjatë kthimit.

Përmes këtyre ndryshimeve, Christopher Nolan e zhvendos fokusin e “Odisesë” nga historia klasike e rikthimit në shtëpi drejt një reflektimi mbi pasojat e luftës, fajin dhe kërkimin e vazhdueshëm për paqe me vetveten.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.