Si ka ndryshuar aktori pas diagnozës së rëndë, e bija e Bruce Willis prek me rrëfimin

Aktori i famshëm, Bruce Willis, po përballet prej kohësh me demencën frontotemporale (FTD). Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore ka folur së fundmi e bija e 71-vjeçarit, Rumer Willis.
Ajo ka dhënë një intervistë ku ka treguar se kjo periudhë e vështirë ka sjellë një ndryshim të dukshëm në mënyrën se si ai shfaqet emocionalisht, duke nxjerrë në pah një anë më të butë të tij.
Duke folur për podkastin “The Inside Edit”, Rumer theksoi se pavarësisht sfidave të mëdha që familja po kalon, ndjen mirënjohje për çdo moment që arrin të kalojë pranë tij.
“Edhe pse tani është ndryshe, jam jashtëzakonisht mirënjohëse. Është shfaqur një butësi. Gjithmonë ka pasur këtë lloj maço, dhe tani ekziston kjo… brishtësia nuk është fjala e duhur, por thjesht një butësi që, si Bruce Willis, mund të mos ishe në gjendje ta lejoje veten në një farë mënyre”, u shpreh ajo.
Rumer gjithashtu tregoi se para diagnozës së demencës frontotemporale nuk e kishte kuptuar sa e përhapur ishte kjo sëmundje neurologjike.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Princi i Uellsit: Do të shohim nëse më vjen një ftesë për dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce

Panik në koncertin e Ricky Martin në Mal të Zi, hidhet gaz lotsjellës drejt skenës

Tre vite më parë tentoi ta vriste, partnerja pranon propozimin e futbollistit për martesë

VIDEO/ Fytyra e mbuluar me gjak, dhunohet “Miss Venezuela”, arrestohet stilisti Giovanni Laguna

Vajza e Mimozës reagon ndaj kritikave, flet për jetën e saj

Jessie J zbulon se ka mposhtur kancerin: “Qava me orë të tëra”

Tronditet showbizi turk/ Lëshohet urdhër-arresti për Serenay Sarıkaya dhe të tjerë

“Dje të mbaja përdore"/ Eneda Tarifa emocionon me dedikimin për ditëlindjen e vajzës së saj





