Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Sinan Vllasaliu në dasmën e Dua Lipës/ Sa do paguhet këngëtari i njohur?

P
Piranjat 4 June 2026, 17:14 · 3 min lexim
Sinan Vllasaliu në dasmën e Dua Lipës/ Sa do paguhet

Pas raportimeve se këngëtari i njohur Sinan Vllasaliu mund të jetë pjesë e festimeve të dasmës së Dua Lipës dhe Callum Turner në Siçili, në rrjet kanë nisur menjëherë spekulimet edhe për pagesën që ai mund të përfitojë nga një event i tillë.

Sipas mediave rozë, ylli shqiptar po organizon një festë madhështore disa ditore në ambientet luksoze të Villa Valguarnera, ku pritet të marrin pjesë emra të njohur të muzikës, modës dhe Hollywood-it. Mes artistëve që përfliten për performancë është edhe Sinan Vllasaliu.

Interesant është fakti se, sipas një artikulli të publikuar më herët nga Panorama Plus, këngëtarët më të kërkuar në tregun shqiptar të dasmave paguhen nga 2 mijë deri në 6 mijë euro për një mbrëmje, ndërsa emri i Sinan Vllasaliut është renditur mes artistëve më të kërkuar për evente familjare. ka ngritur një pyetje që po qarkullon edhe në rrjetet sociale: nëse Sinan Vllasaliu do të performojë vërtet në dasmën e Dua Lipës, a do të paguhet me tarifën e zakonshme prej rreth 5 mijë eurosh, apo me një shumë shumëfish më të lartë?

Duke pasur parasysh profilin ndërkombëtar të Dua Lipës, buxhetin e pritshëm të eventit dhe faktin se bëhet fjalë për një nga dasmat më të komentuara të momentit, nuk përjashtohet mundësia që tarifa të jetë dukshëm më e lartë se ajo e zakonshme. Nga ana tjetër, nuk mungojnë as zërat që spekulojnë se performanca mund të jetë një ftesë speciale për të nderuar rrënjët shqiptare të këngëtares.

Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar as për pjesëmarrjen e Sinan Vllasaliut dhe as për ndonjë marrëveshje financiare, ndaj gjithçka mbetet në kuadrin e raportimeve dhe spekulimeve mediatike.

Megjithatë, nëse ai do të ngjitet në skenën e dasmës së Dua Lipës, pritet të jetë një nga momentet më të komentuara të festës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.