Soni Malaj i kthehet ashpër Jonida Maliqit: Ekzistojnë disa mekanizma për t’u shpallur fituese nëpër festivale

Tensionet dhe debatet nuk kanë munguar në spektaklin e fundit të “Ferma VIP”, ku banorët u përballën me disa deklarata të forta të ish-konkurrentëve të programuara në ekran gjatë “Prime”-it.
Një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte komenti i këngëtares Jonida Maliqi ndaj Soni Malajt, duke rikthyer në vëmendje rivalitetin mes tyre në kompeticionet muzikore ndër vite.
Në mesazhin e transmetuar, Jonida ironizonte raportin e tyre në festivale, duke deklaruar: “Qasje kemi pasur vetëm në kompeticione ku unë kam triumfuar, por Soni i ka harruar ato dhe mban mend vetëm veshjen firmato”.
Pas transmetimit të deklaratës, Soni Malaj reagoi menjëherë në studio. Këngëtarja zgjodhi një përgjigje të qetë, por me nota thumbuese, duke nënvizuar se fitoret në festivale nuk janë gjithmonë treguesi më i drejtë i vlerës artistike.
“Ekzistojnë disa mekanizma për t’u shpallur fituese nëpër festivale, sepse aty kanë marrë pjesë super artistë dhe nuk kanë fituar”,u shpreh Soni.
Ajo shtoi se në shumë gara muzikore kanë marrë pjesë artistë të mëdhenj që nuk janë vlerësuar me çmime, duke lënë të kuptohet se pas shpalljes së fituesve shpesh ndikojnë faktorë të ndryshëm.
Soni gjithashtu theksoi se për të, suksesi i vërtetë matet me mbështetjen e publikut dhe jetëgjatësinë e këngëve në vite. “E rëndësishme për mua është se njerëzit prej vitesh janë mbledhur për të më dëgjuar të këndoj, në sheshe dhe amfiteatër. Njerëzit mi dinë dhe mi këndojnë këngët”, deklaroi artistja.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Selin Bollati “kryqëzon” deputeten: Zegjineja më të rëndësishme paska rrjetet sociale se vendin e saj

Datëlindje me emocione për Beatrix Ramosaj: Dëshira më e madhe iu bë realitet!

Zegjineja “merr hak” ndaj Dea Mishel/ Publikon diplomën dhe nxjerr gafat e influenceres

Zbulohet se cilën moderatore imitoi kryeministri Rama në Elbasan

Modelja zbulon shumat marramendëse, prindër milionerë i ofrojnë qindra mijëra euro që të dalë me djemtë e tyre!

Nga ankthi te fitorja: Dara zbulon prapaskenat e suksesit në Eurovision!

Publiku vendos nëse Moza do të jetë finaliste

Zegjine Çaushi ofendon influenceren që replikoi me Ramën: Të bësh ironi dhe ti shëmtirë…





