Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë ​Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi... Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v... Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s... Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni
SHOWBIZ

Soni Malaj na riktheu Spirit Voice me një foto! Bëhen bashkë me Elian & Dorinën

P
Piranjat12 August 2026, 20:35 · 2 min lexim
Soni Malaj na riktheu Spirit Voice me një foto! Bëhen bashkë me

Një foto e publikuar nga Soni Malaj ka rikthyer në vëmendje një prej grupeve më të veçanta të muzikës shqiptare, “Spirit Voice”.

Grupi, i krijuar në vitin 1997, ishte grupi i parë shqiptar i përbërë nga vajza dhe solli një frymë të re në skenën muzikore të asaj kohe. Pjesë e tij ishin Soni Malaj, Dorina Tiko dhe Elia Zaharia, ndërsa në saksofon ishte Briken Guga.

“Spirit Voice” korri sukses gjatë viteve të aktivitetit, por më pas vajzat morën rrugë të ndryshme në jetë dhe grupi u shpërnda.

Dorina Tiko u zhvendos në Shtetet e Bashkuara, ku jeton me bashkëshortin dhe fëmijët e saj, ndërsa vazhdon të jetë e lidhur me muzikën. Elia Zaharia iu përkushtua teatrit, ndërsa për një pjesë të rëndësishme të publikut, Soni Malaj u shndërrua në një prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare.

Sot, një fotografi e publikuar nga Soni ka bërë bashkë sërish tre ish-anëtaret e “Spirit Voice”, duke sjellë nostalgji për një periudhë të rëndësishme të muzikës shqiptare.

Ribashkimi i tyre në një foto ka mjaftuar për të zgjuar kujtimet e fansave të grupit, që edhe pas kaq vitesh vazhdojnë ta kujtojnë “Spirit Voice” me nostalgji.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.