Strakosha rrëfen për herë të parë për aneurizmën cerebrale: Gjithçka nisi me një dhimbje koke shumë të fortë

Gazetari dhe moderatori Bled Strakosha ka rrëfyer për herë të parë në “Live From Tirana” detajet e përballjes së tij me një problem të rëndë shëndetësor, një aneurizëm cerebrale që rrezikoi jetën e tij në fund të gushtit. Sipas tij, gjithçka nisi me një dhimbje koke shumë të fortë, e cila fillimisht u trajtua si një dhimbje e zakonshme.
Ndjehej si një dhimbje koke shumë e fortë, pra që s’kisha përjetuar ndonjëherë.
Pasi ilaçet e zakonshme nuk dhanë rezultat, mjekët e QSUT-së i konfirmuan se kishte një problem serioz vaskular në tru, i njohur si tumor zgjerues i një ene gjaku, që rrezikonte të shkaktonte hemorragji cerebrale.
Strakosha shpjegoi se pas kësaj diagnoze iu desh të kryente një ndërhyrje urgjente. Ai tha se problemi lidhej me histori personale: kolesterol të lartë të diagnostikuar që në moshën 25-vjeçare dhe duhanpirjen, dy faktorë që kanë ndikuar në formimin e kësaj problematike vaskulare të quajtur aneurizëm.
Aktualisht, Strakosha ndodhet ende në trajtim me medikamente dhe pritet të kryejë një rezonancë magnetike kontrolli pas një muaji për t’u siguruar që gjithçka ka shkuar mirë. Ai u shpreh mirënjohës ndaj familjes, miqve dhe stafit mjekësor që e ndihmuan gjatë kësaj periudhe të vështirë./TCH
Lexo edhe
SHOWBIZ
Këngëtari ndërroi jetë në një klinikë private/ Nëna e George Mazonakis kërkon drejtësi: Për kujtimin e fëmijës tim të dashur

“Kisha dëgjuar që nuk ishte mirë”/Takimi i veçantë mes Mira Konçit dhe Parashqevi Simakut

Transformim i papritur i Amberit, ish-banorja “rrëmben” vëmendjen e fansave

FOTO/ Xheneta Fetahu përfshihet në aksident në Tiranë, publikohen pamjet

“Do të bëj foto me ty”/ Irini Qirjako tregon takimin e paharruar me Michael Douglas

Nëna e Elon Musk zbulon ku fle kur viziton të birin: Edhe dysheku në dysheme më mjafton

Helena Kadare feston ditëlindjen, urimi i së bijës: Mami im i bukur

"Faleminderit për spermën"/ Ish konkurrentja e Përputhen flet pas lindjes së vajzës dhe për marrëdhënien që ka me Arnoldin!





