Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK “Zhurma deri në orët e vona dhe gjeste kërcënuese ndaj banorëve”/ Banorët në Durrës: Ndërtimi i pallatit vi... “Reuters”: Irani i dërgon SHBA-së propozimin bërthamor përmes Katarit, Teherani vendos shtatë kushte për ne... Belgjika miraton ligjin e debatueshëm, policia do të mund të kontrollojë shtëpitë e emigrantëve pa dokument... Trump: Lufta në Ukrainë drejt fundit, po vjen një marrëveshje! OBSH: Deri në 45% e rasteve të demencës mund të parandalohen, ja zakonet që mbrojnë trurin Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga dhe një në kërkim Gjendet një person pa shenja jete në zonën e Shkozetit në rrugën kryesore “Sofra e gurit” për dialog, si çdo ditë Rama e vendos sërish para Kryeministrisë Çfarë fshihet pas breshërisë së kërcënimeve në aeroportet evropiane? Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’ Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete
SHOWBIZ

Surprizë në showbiz! Motra e Dafina Zeqirit martohet në fshehtësi

P
Piranjat23 June 2026, 16:02 · 2 min lexim
Surprizë në showbiz! Motra e Dafina Zeqirit martohet në

Besa Tafari, këngëtare dhe motra e Dafina Zeqirit, i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni të organizuar larg vëmendjes së publikut. Martesa erdhi si një surprizë, pasi deri në publikimin e pamjeve në rrjetet sociale nuk kishte pasur asnjë informacion apo aludim për këtë hap të rëndësishëm në jetën e saj.

Përmes disa fotografive dhe videove të publikuara në Instagram, Besa zbuloi momente nga dita e saj e veçantë. Ceremonia u karakterizua nga një atmosferë elegante dhe intime, me një organizim të kuruar në detaje, ndërsa pamja e saj si nuse tërhoqi vëmendjen e ndjekësve, por edhe mungesa e motrës së saj këngëtares së njohur Dafina Zeqiri

Në këtë ditë të rëndësishme, pranë saj ishte bashkëshorti i saj, Carl Johane, i cili prej kohësh ka zgjedhur të mbajë një profil të ulët dhe të mos jetë pjesë e jetës publike. Në pamjet e publikuara, çifti shfaqet duke festuar i lumtur dhe duke shijuar çdo moment të ceremonisë.

Historia e tyre e dashurisë u bë zyrtare me fejesën në maj të vitit 2024, ndërsa pas rreth dy vitesh ata vendosën ta kurorëzojnë lidhjen me martesë, duke zgjedhur ta ndajnë lajmin vetëm pasi gjithçka kishte përfunduar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.